BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Politike

‘Më kërcënoi fizikisht’, Vjosa Osmani denoncon në polici deputetin (EMRI)

‘Më kërcënoi fizikisht’, Vjosa Osmani denoncon

Seanca e djeshme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione. Në debate është përfshirë edhe Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, e cila ka ndërprerë seancen pas përplasjes me deputetin e LDK Xhavit Ukaj.

Lidhur me këtë incident ka reaguar vetë kryetarja e Kuvendit, e cila ka shkruar në facebook se ka denoncuar deputetin e LDK-së në polici.

Osmani shprehet se Ukaj e ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar Osmani. 

Më të lexuarat