Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Me lot në sy dhe me zërin e dridhur, ministrja Xhaçka zbulon amanetin e fundit të major Tanushit: E njihja nga afër...

Postuar: 16/05/2019 - 12:57

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka shpërthyer në lot, teksa i ka dhënë mesazhin e lamtumirës major Klodian Tanushit, i cili po përcillet sot për në banesën e fundit, pasi humbi jetën gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

Gjatë fjalës së saj para familjarëve, ministrja është shprehur se major Tanushi iu ka lënë një boshllëk të madh gjithë familjarëve, por edhe kolegëve e vetë ministres. Ndër të tjera, Xhaçka ka zbuluar dhe amanetin e fundit të Tanushit, që është se “mbi interesat vetjake, duhen vënë interesat e shoqërisë”.

“Fatkeqësisht dhimbja na u shtua përsëri, pas vdekjes së Zarife Hasanajt. Ndarja nga jeta e major Klodian Tanushit është aq e rëndë dhe aq e trishtueshme, sa është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të qetësuar sado pak zemrat e familjarëve. Edhe pse mirënjohja dhe krenari është pa kufi, sërish nuk mund ta zbusim zemrën e bërë gurë të familjarëve të tij. Jemi pranë tyre. Është shumë e dhimbshme edhe për mua që e kam njohur nga afër këtë ushtarak dhe që besoja se do ia dilte mbanë. Ai nuk ia doli duke na lënë një boshllëk të madh bashkë me humbjen e pakthyeshme. Por, ai është një njeri i rrallë. Majori e përmbushi me krenari misionin e tij, duke sakrifikuar jetën. Majori na la amanetin e fundit ‘mbi interesat vetjake, të vëmë interesat e gjithë Shqipërisë’. Prehu në paqe të përjetshme heroi ynë, dëshmori më i ri i Atdheut”, tha Xhaçka.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 13:34

Kryeministri Edi Rama, vijon ende luftën me artistët për Teatrin e ri Kombëtar. Në një reagim në Facebook, Rama ka publikuar një mendim të Genc Fugës për një teatër të ri.

Postuar: 25/08/2019 - 13:30

Benefitet që u ofron ligji duket se shfrytëzohen mjaft mirë nga pushtetarët shqiptarë.

Postuar: 25/08/2019 - 13:10

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, më anë të një postimi në Facebook ka propozuar një zgjid

Postuar: 25/08/2019 - 12:30

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi tregoi dje sesi ish-kryeministri Sali

Postuar: 25/08/2019 - 12:22

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, sipas të cilit nuk ka bër

Postuar: 25/08/2019 - 11:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë pretendimet e Presidentit

Postuar: 25/08/2019 - 10:47

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka shpërndarë sot një video në rrjetin social Facebook ku shpreh