BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Me referendum do ta rrëzojë...”/ Spartak Ngjela tregon lëvizjen që duhet të bëjë Amerika në Shqipëri: Pse të gjithë çakejtë e Saliut iu hodhën kundër ambasadores Kim? Sigurisht nga...

“Me referendum do ta rrëzojë...”/ Spartak Ngjela tregon

Avokati Spartak Ngjela shkruan në rrjetet sociale se të në Shqipëri të gjithë kryeministrat pas rënies së komunizmit kanë qenë të drejtues të korrupsionit.

Shkrimi i plotë:

Të gjithë kryeministrat e Shqipërisë, pas rënies së komunizmit, kanë qenë drejtues të korrupsionit.

Të gjithë, që nga i pari e deri tek ky i fundit.

Tani korrupsioni në Shqipëri është fenomen drejtues.

Shoqëria ka pësuar një dëm të madh moral që nuk kurohet dot paqësisht, por vetëm me goditje të rënda penale dhe me një shërbim sekret të ngritur me ligj me emrin: Agjencia Antikorrupsion.

Këtë duhet të bëjë në Shqipëri politika amerikane: të na ngrejë Agjencinë Antikorrupsion. Një agjenci shërbimi sekret, në partnership me CIA -n amerikane, që të shkallmojë gjithçka korruptive në Shqipëri, që të gjurmojë kudo nëpër botë profesionalisht depozitat bankare të personave të pushtetshëm në Shqipëri, që të ketë kompetenca të mëdha ligjore deri në asgjësimin e fenomenit korrupsion në Shqipëri, që të vendosë rendin e ri ligjor antikrim në Shqipëri, që të shkatërrojë krimin e organizuar në Shqipëri dhe t'i japë mundësinë Shqipërisë që të fillojë me nxit zhvillimin e saj të progresit të pandërprerë ekonomik.

A do ta ndërmarrë politika amerikane këtë nismë ligjore për zhvillimin integral të Shqipërisë?

Unë them se duhet ta ndërmarrë, sepse një Shqipëri ligjore, të drejtë dhe pa korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë, është në interes të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë Bashkimit Evropian.

Dhe tani duhet të kujtohemi se të gjithë çakejtë e Saliut u hodhën kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, zonjës Yuri Kim. Nga frika, sigurisht.

Kurse ajo po jep një kontribut të madh për shpëtimin e shqiptarëve nga kafshët e egra të korrupsionit të lartë shtetëror. Por...

Asgjë nuk i bënë dot ambasadores Yuri Kim bandat mediatike të Saliut. Dhe politika e lartë amerikane u tall me ta dhe me Saliun.

Por kafshët e korrupsionit në Tiranë janë edhe të trashë nga mendja, edhe të trembur nga ligji që po u vjen pas koke, por janë edhe hajdutë. Prandaj menduan se do të trembnin politikën amerikane me urla kafshësh.

"Me referendum do ta rrëzojmë ambasadoren" bërtiti Saliu në Fermën e Kafshëve, pronë e tij...

Dhe kot. Pa forcë dhe pa një objekt për drejtimin në aksion të fermës.

Të shohim, çfarë tjetër do të bëjë Saliu me fermën e kafshëve.

Ai po kërkon që, Ferma e Kafshëve e shkrimtarit të madh anglez George Orëell, të drejtojë Shqipërinë...

Hahahahaha...

Asgjë nuk do të arrihet dot, sepse me atë fermë është tallur George Orëell 75 vjet më parë, që në vitin 1947...

 

Më të lexuarat