BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Politike

“Më tha se për momentin nuk ka, por…”/ Kryeministri Rama zbulon si e bindi kreun e Pfizer për të siguruar vaksinat

“Më tha se për momentin nuk ka, por…”/ Kryeministri

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Librazhd ka treguar si ka arritur marrëveshja për të siguruar vaksinat nga kompania Pfizer. Rama përshkruan rastin kur shkoi në Nju Jork, duke iu lutur bosit të Pfizer, Albert Burla.

Rama deklaroi se nuk i doli nga zyra derisa i mori fjalën për marrëveshje per vaksinat.

“Unë po ju sjell rastin kur morëm rrugën deri në Nju Jork për të takuar të parin e Pfizerit. Nuk ka, më tha. Do ta konsiderojmë patjetër kërkesën tuaj, por nuk ka për momentin. Nuk i dola nga zyra. Deri në momentin kur i mora fjalën se ne do të kishim një kontratë. Natyrisht që kjo është ana e mirë e imja. Ka edhe një anë, arrogantë. Mbase, por më shumë sesa arrogant unë do të thoja kokë fortë dhe këmbëngulës që me siguri e teproj” u shpreh Rama.