BREAKING NEWS

“Do të ndodhet para një rreziku më të madh”/ Frrok Çupi parashikon zhvillime të bujshme, lëshon paralajmërimin 'bombë' për këtë politikan të njohur: Është në prag të burgut

“Do të ndodhet para një rreziku më të madh”/
x
BREAKING NEWS

Paralajmëroi lëvizjen e kryeministrit Rama, Artan Hoxha lëshon ‘thumbin’ e fortë për përplasjen Duka-Veliaj dhe ngre dyshimet: Mund ta ketë bërë...

Paralajmëroi lëvizjen e kryeministrit Rama, Artan Hoxha lëshon
x
BREAKING NEWS

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja kontrollon makinat luksoze dhe ato me targa të huaja/ Çfarë ka ndodhur?

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja
x
BREAKING NEWS

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen dëshmia tronditëse nga SHBA, biznesmeni i njohur shqiptar rrëfen si e shpëtoi Arben Kraja

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e njerëzish ku dëmtohen interesat e SHBA, ai dhe Berisha i kanë sytë nga Ukraina, synojnë azil në Rusi

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e
x
BREAKING NEWS

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike, FBI-CIA-DASH bashkëpunim me Thesarin për aferat e emrave në listën e zezë, ja raporti

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike,
x
BREAKING NEWS

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet vendore, nuk ankimoi në Gjykatën Kushtetuese paligjshmërinë e 30 qershorit

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet
x
BREAKING NEWS

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi të butë në Tiranë, procedurat si veprohet

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi
x

Politike

“Më vjen keq që nuk kam pirë një kafe si më parë me Bylykbashin”/ Përplasjet brenda PD-së, deputeti demokrat nxjerr prapaskenat: Edhe kur futemi në kafen e Kuvendit nuk flasim si...

“Më vjen keq që nuk kam pirë një kafe si më

Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj ka komentuar situatën brenda PD-së. I ftuar në FaxNews, ai tha se nuk ndihet mirë që edhe në kafenenë e Kuvendit ata nuk flasin më si më parë me njëri-tjetrin.

Xhaferri: Deri tani thonin se Basha nuk bën dot aktivitete dhe nuk mbledh dot njerëz, sot ai u pa mes qindra njerëzve. Unë nga Durrësi u nisa dhe ishin edhe 2 makina të rinj që u nisën për të marrë pjesë në këtë event dhe nuk ranë pre e propagandës që keni rënë edhe ju.

Bejdo: Nuk kishte asnjë anëtar të PD

Xhaferraj: Elementi më pozitiv i aktivitetit të sotëm kishte të bënte me faktin që në një moment kur shumë të rinj filluan të bërtisnin Basha, Basha ky i fundit u bëri thirrje që të ndalonin dhe të mos thërrisnin emrin e tij.

Basha kishte ardhur për të takuar dy familje të prekur nga tërmeti, dhe u tha sikur nuk mblidhte dot njerëz. Faktet janë këto që tek aktiviteti I sotëm ishin mbi 600 pjesëmarrësh. Në Kuvendin e PD në qershor me anëtarësi ishin me mijëra votues të cilët dhanë votën për Bashën.

Në fundjavën e parë të shtatorit, Bashan ë respekt të një kërkese të ardhur nga DASH, mori vendimin për pezullimin e përkohshëm të Sali Berishës. Kjo solli këtë krizë. Pse e mori këtë vendim? Sepse partitë politike veprojnë sipas vullnetit të anëtarësisë. Neni 3 I statutit tregon se PD ka orientim të qartë euroatlantik.

PD u fut në krizë sepse Basha mori një nga vendimet më të vështira. Basha ishte i pari që denoncoi Toyota Yaris. Sot që jemi në këtë gjendje është sjellë dhe rikthehet ky problem. Kjo tregon sesa pak background të inkriminuar ka zoti Basha. Kërkesa e publikuar zyrtarisht është vetëm shpallja non grata jo rikthimi i çështjes së “Toyota Yaris”. Ne nuk mohojmë se ndjejmë keqardhje për këtë gjendje ku ndodhet zoti Berisha me vendimin e marrë ndaj tij.

Në 8 vite qarkullonte debati se cili ishte kryetari i PD, Basha apo Berisha. Më pas kishte të bënte edhe qëndrimi i SHBA.

PD është në një nga momentet më të vështira të saj për shkak të lëvizjes së shkaktuar nga lideri politik. Do ishte një çmenduri politike të mendosh se lideri historik të mos mbushë sallat. Do ishte shqetësim serioz për PD nëse njeriu që udhëhoqi PD-në të mos ishte në gjendje të organizonte aktivitete. Unë jam shumë i mërzitur që jemi ndarë mes kolegëve se nuk e kemi betejën me njëri-tjetrin. Një nga dëmet më të mëdha që ka krijuar foltorja është fakti që janë lënë në hije përballjet me qeverinë.

A mendoni se është skenar nga kryeministri Edi Rama?

Jo, Rama është përfitues i kësaj situate.

Nëse kemi pasur disa foltore, në datën 11 dhjetor do të ketë edhe një foltore mëmë dhe kështu mund të quhet. Në këtë foltore mund të gjendet dicka shumë e mirë. Deri tani Berisha ka bërë foltore kudo. Evidencë për të matur anëtarësinë nuk kemi pasur. E vetmja provë se ku qëndron anëtarësia ka qenë Kuvendi. Në mes të qershorit në të gjithë Shqipërinë u vendosën kutitë e votimit dhe doli që kishte 35 mijë anëtarë. Basha sot që bëra aktivitetin me 600 veta dhe Berisha bëri foltoren me 400 apo 500 veta. Por e rëndësishme është që PD ka një të ardhme.

Kur futemi në kafen e Kuvendit nuk flasim më siç kemi folur më përpara. Lulzim Basha mund të ketë faje të tjera. Unë sapo të thashë që Basha ka problem me mënyrën sesi e ka drejtuar partinë. Madje kam bërë edhe një editorial që Berisha nuk duhet hequr. Nëse Berisha do e kishte problemin personal me Edi Ramën do na kishte në krah.

PD nuk është i kërcënuar nga askush dhe mendoj se pas datës 18 të gjitha palët duhet të vazhdojnë të mendojnë për të njëjtën gjë, për përballjen me Edi Ramën. Jam shumë i mërzitur që nuk kam pirë kafe si më parë me Oerd Bylykbashin. Basha do jetë ende kryetar i partisë?

Unë do thoja këtë që Basha është rizgjedhur në një proces legjitim. Këto zhvillime që kanë ndodhur, kanë sjellë ndarje por njëkohësisht prodhojnë edhe 2 zgjidhje me PD. Pas datës 18 nuk do ketë më PD me dy koka.

Bejdo: Nëse do humbë në 2023, a do jetë ende kryetar i PD, Lulzim Basha?

Xhaferri: Ne nuk i humbëm as zgjedhjet e 2021, por besoj se në 2023 do fitojmë.

Më të lexuarat