Politike

"Më vjen për të vjellë!", kryeministri Rama reagon ashpër për Nobelin në Letërsi

"Më vjen për të vjellë!", kryeministri Rama reagon

Pas ministrit Cakaj dhe Spiropalir, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama për çminim Nobel në Letërsi dhënë shkrimtarit Peter Handke. Ai ka qenë një figurë shumë e polemizuar për mbështetjen që i dha serbëve gjatë luftërave në jugosllavi, në vitet 90 dhe se foli në funeralin e ish-liderit serb Slobodan Milloshevic, që ishte akuzuar për gjenocid dhe krime të tjera lufte.

“Kurrë nuk e kisha menduar se do kisha ndjesinë e të vjellës për shkak të një Çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes skandaloze të bërë nga një autoritet moral si Akademia e Nobelit, turpi është vulosur si një vlerë e re. Jo, ne nuk do të heshtim përballë racizmit dhe genocidit”, shkruan Rama.

Skenaristi dhe novelisti austriak, 76-vjeçar, është vlerësuar për punën e tij me shumë ndikim në “eksplorimin e specifikës së përvojës njerëzore”, thuhet në deklaratën e Akademisë.

Në 2014 ai po kërkoi që çmimi Nobel për letërsinë të abrogohej, duke thënë se ai i jepte fituesit një piedestal të rremë, bashkë me një moment vëmendjeje dhe gjashtë faqe nëpër gazeta.

 

 

 

 

Më të lexuarat