
“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Mediat evropiane thellojnë hetimet për Monika Kryemadhin, gruaja e Ilir Metës rrezikon të hetohet nga SPAK për falsifikim të deklaratës së pasurisë dhe pastrim parash, ja sa vite burg rrezikon

Shkruar nga Rigels Seliman 17 Mars 2023

Media evropiane me qendër në Bruksel “EuReporter” ka premtuar dje se do të thellojë hetimet sa i takon deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila dyshohet se ka marrë para nga oligarkët rusë. Ky lajmi duket se do t’i hapë shumë punë me drejtësinë zonjës Kryemadhi, paçka se “Eureporter” e argumentoi heqjen e lajmit që përshkruante ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor se ishte bërë një ankesë për përmbajtjen. Në një përgjigje për “ABC Neës” , media evropiane sqaroi se do të vazhdojë hetimet për të konstatuar nëse ankesa ishte e drejtë ose jo, ndërkohë që mësohet se lajmi ka mbetur në gjuhën frënge. Megjithatë, media evropiane, para se të hiqte artikullin nga faqja e saj zyrtare, kishte publikuar dokumente zyrtare që tregonin se deputetja e Partisë së Lirisë, me cilësinë e ish-kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, kishte marrë pagesa të ndryshme përgjatë vitit 2017 nga kompani të cilat kontrollohen nga biznesmenë rus që operojnë në biznesin e naftës. Kontrata nuk qartëson mënyrën e transferimit të parave, por nuk ka asnjë dyshime se paratë janë shpenzuar, por që nuk janë deklaruar nga LSI-ja në shpenzimet vjetore në KQZ dhe as Kryemadhi në deklaratën e pasurisë të vitit 2017. Është pikërisht ky fakt, pra fshehja e shpenzimeve me para që nuk u dihet burimi, që rrezikon Monika Kryemadhin jo vetëm të merret e pandehur, por edhe që mund të arrestohet gjatë ditëve në vijim nëse SPAK do të guxojë dhe hetojë këtë aferë. Deri më tani, bashkëshortja e Ilir Metës as nuk ka denjuar për të sajuar një alibi se pse nuk i ka deklaruar paratë e shpenzuara për lobim as në KQZ dhe as në ILDKPKI, siç e parashikon ligji sipas rastit, ndërkohë që kjo përbën vepër penale sipas nenit 180 të Kodit Penal, teksa Monika Kryemadhi rrezikon të dënohet deri në 3 vjet burg ose më shumë.
Neni 180- Fshehja e të ardhurave
“Fshehja apo shmangia nga pagimi e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose informacioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo kontributit, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se pesë milionë lekë, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se tetë milionë lekë, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet”, thuhet në nenin 180 të Kodit Penal.
Akuzat e medias së Brukselit
Konkretisht, më 15 shkurt të vitit 2017, Monika Kryemadhi raportohet se kishte marrë 5,350 euro nëpërmjet një transferte bankare nga kompania Holdem Holding Limited. Në shkrimin e “Eu Reporter” po ashtu thuhej se nga po i njëjti dërgues dhe nga po e njëjta bankë, Monika Kryemadhi kishte marrë më 23 maj të vitit 2017 një dërgesë tjetër parash në llogarinë e saj prej 13,500 eurosh. Kompania offshore Holdem Holdings, është një kompani e cila kontrollohet nga oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan. Të dy këta individë janë sanksionuar nga Perëndimi për shkak të lidhjeve të ngushta me Kremlinin. Po ashtu, ‘EuReporter’ raportoi se më 18 korrik të vitit 2017, ishte vetë Kryemadhi që kishte bërë një dërgesë bankare me vlerën e 9,687 dollarëve ku përfitues është kompania Vradus Holdings. Kjo kompani kontrollohet nga tregtari rus i naftës Vitaly Savin. Më herët revista Forbes ka zbuluar se Vradus Holdings ka qenë një nga donatorët më të mëdhenj të presidentit aktual Vladimir Putin. “EuReport” është nje media e cila operon në Bruksel që prej vitit 2000 dhe ndjek zhvillimet në Bashkimin Europian si dhe në vendet që aspirojnë për t’i integruar në të.
Çfarë ka ndodhur?
Dhjetë muaj më parë, “Kronen Zeitung” media më e madhe austriake publikonte një artikull ku sipas një dëshmitari shqiptar që strehohej në Austri, Ilir Meta përshkruhej si thelbësisht i korruptuar. Artikulli mes të tjerave citonte dokumentet e siguruara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për lobimin ndër vite të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Uashington. Gazeta referonte edhe një pagesë prej 700 mijë dollarësh të bërë në 2016-të dhe fillim të 2017-s përmes kompanisë Dorelita Limited, e regjistruar në Qipro. Sipas kontratës së dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë, qëllimi ishte mbrojtja e interesave të personave dhe klientëve të kompanisë qipriote, që përfaqësohej nga avokati Iraklis Fidetzis, i cili dyshohet në njohje e Vangjel Tavos, ish-deputet i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës. Dokumentet tregojnë se janë paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”. Pyetja që nuk merr përgjigje në artikullin e medias austriake është burimi i këtyre parave. Dyshimet u ngritën në dy pista, ose janë para korrupsioni, ose financim nga vende të treta si pjesë e fushatës së tyre për influencë në Ballkan. Përgjigjen për me sa duket e ka artikulli i EuReporter, media e themeluar që në 2001 me bazë në Bruksel. Në një artikull të ditës së mërkurë, EuReporter solli dokumente të siguruara nga inteligjenca amerikane, që tregojnë transaksione monetare të Monika Kryemadhit me kompani guaskë të regjistruara në parajsa fiskale. Pagesat janë marrë nga kompania offshore “Holdem Holdings”, e cila kontrollohet nga oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan. Monika Kryemadhi dyshohet se është aksionere në kompaninë offshore të kontrolluar nga rusët, pasi në mandat pagesat thuhet se shuma prej 13 mijë e 500 euro është marrë si divident për aksioneren. Kryemadhi gjithashtu ka bërë një pagesë për një kompani offshore, “Vradus Holdings”, e cila kontrollohej nga Vitaly Savvin, një oligark rus nafte, që sikurse u zbulua nga Forbes ishte një nga donatorët më të mëdhenj të Putinit. Investigimi i EuReporters ngre dyshime se dy kompanitë në fjalë të regjistruara në parajsa fiskale nuk kanë asnjë aktivitet, por shërbejnë si maskim në këtë rast për të shpërndarë paratë ruse për politikanët e korruptuar në Evropën Lindore si pjesë e strategjisë së Moskës për të rritur influencën në këto vende.
Më të lexuarat


Basha: Berisha, kapitull i mbyllur i të shkuarës. Ose s’është në vete, ose përpiqet të fshehë humbjen e tij

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Për herë të parë, një president i Estonisë viziton Shqipërinë

“Tahiri u burgos kot, doli po kot”, habit me deklaratën ish-prokurori i njohur

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Deklarata e fortë e Berishës: SPAK të arrestojë ministren e Ramës
