Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mediat greke jehonë vendimit të NATO për bazën ushtarake në Kuçovë, pasqyrojnë detajet rreth projektit

Postuar: 10/08/2018 - 08:09

Lajmi për vendosjen e bazës ajrore të NATO në Kuçovë të vendit tonë ngjalli reagime të shumta. Duke qenë se Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor i përzgjedhur nga SHBA për të ndërtuar një bazë ushtarake, një ngjarje e tillë bëri shumë bujë edhe në mediat e huaja. Përveç atyre amerikane, ditët e fundit këtë lajm e kanë pasqyruar edhe të gjitha mediat greke. Media të tilla si “Respublica”, “Gr.euronews”, etj., i kanë bërë jehonë vendimit të NATO. Në shkrimet e tyre grekët më së shumti kanë cituar kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit ishte personi që dha lajmin e ngritjes së bazës ushtarake në Kuçovë përmes një postimi në rrjetet sociale dhe pikërisht ky postim është bërë pjesë e lajmeve greke. Po ashtu, grekët i kanë kushtuar një fokus të veçantë edhe sqarimit që dha 3 ditë më parë zyrtari i Piers Cazalet. Ky i fundit, gjatë një prononcimi mediatik dha detaje rreth projektit. “NATO ka në plan të investojë 51 milion euro për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Paratë do të shkojnë drejt përmirësimit të infrastrukturës në bazë, përfshirë edhe depot e karburantit. Financimi është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë së NATO-s që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate me qëllim përmirësimin e sigurisë në hapësirën e NATO-s. Ky program është pjesë e financimit të përbashkët të NATO-s në të cilin kontribuojnë të 29 vendet anëtare. Shqipëria gjithashtu na ndihmon të rrisim sigurinë duke promovuar bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Vendi juaj është një avokat i fortë i politikës së dyerve te hapura të NATO-s dhe i integrimit të fqinjëve tuaj në familjen Euro-Atlantike”, tha Piers Cazalet pak ditë më parë. Por duhet theksuar fakti se ndryshe nga mediat ruse, grekët nuk mbajnë një qëndrim për këtë çështje. Ata nuk janë pozicionuar as pro, as kundër dhe nuk kanë bërë komente, në një kohë kur Moska është shprehur mjaft e shqetësuar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2018 - 21:40

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar Ministrinë e Brendshme. 
 
Në statusin e tij Manjani shkruan se sqarimi i Ministrisë së Brendshme ishte qesharak.

Postuar: 20/08/2018 - 21:27

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, e cila tha raport

Postuar: 20/08/2018 - 21:15

Debati politik në vend prej dy ditësh është dominuar nga një emër dhe ai është Edmond Bego, i n

Postuar: 20/08/2018 - 20:10

Ish-kreu i LSI Petrit Vasili ka denoncuar disa herë rrezikun që i kanoset vendit tonë

Postuar: 20/08/2018 - 19:36

Pas reagimit të policisë lidhur me ndalimin e Begës në Greqi ka reaguar edhe këshilltari për çësh

Postuar: 20/08/2018 - 19:30

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kreu i Shtetit Ilir Meta bën një urim për të gjithë besimt

Postuar: 20/08/2018 - 19:23

Pak orë pasi të rinjtë e LRI-së nisën ditën e parë të kampingut në Jalë, dhe njoftuan se pastru