BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Politike

Mediat ndërkombëtare jehonë kaosit me flakadanë në Kuvend, Berisha zbulon lëvizjen e radhës së PD

Mediat ndërkombëtare jehonë kaosit me flakadanë në

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët u ndal tek jehona në mediat botërore të pamjeve të flakadanëve në parlamentin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij ish-kryeministri tha se pamjet që bënë xhiron e botës, çorën maskën e maxhorancës qeverisëse në arenën ndërkombëtare.


“Dy arsye bënë mbrëmë që Shqipëria të jehojë në titujt më kryesorë të medieve ndërkombëtare.

E para ishte ndeshja përmbyllëse e kombëtares në eliminatoret e Euro2024.

E dyta ishte qëndresa e opozitës shqiptare në parlament kundër mobodiktaturës apo narkodiktaturës së Edi Ramës.

Për të parën le të shprehim ne urimin më të përzemërt, mbështetjen më të fuqishme kuqezinjve, ekipit, kapitenit dhe trajnerit të saj fantastik.

Për të dytën, duhet të theksoj se mediat më serioze të planetit, BBC, Fox News, ZDF, SKY, Washington Post, Guardian, Independent, Telegraph dhe dhjetëra e dhjetëra media në të pesë kontinentët, kishin në tituj kryesorë aksionin opozitar pa kthim të opozitës shqiptare.

Analistët e qeverisë, për të shumuar aksionin, për dezinformuar apo hedhur baltë mbi të, u shprehën se nuk ishte kjo një fitore, pasi buxheti u votua gjithsesi.

Mjerimi nuk ka kufi në mendim, përveçse këtë. Beteja e opozitës është për një qëllim madhor. Misioni ynë është shembja e diktaturës.

Diktaturat nuk shemben duke ndaluar një votim, por duke treguar të vërtetën njerëzve dhe opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar.

Dhe e vërteta mbrëmë u tregua pa asnjë filtër nga mediat më të fuqishme të botës.

Opozita i tregoi mbrëmë botës se kryeministri shqiptar, që herë vishet me atlete për modern dhe herë tjetër me çitjane për oriental, votoi dje në 4 minuta, në rekordin më të turpshëm botëror, buxhetin dhe kjo sepse ai nuk pranon të lejojë në përputhje me Kushtetutën, krijimin e komisioneve hetimore parlamentare për veten, familjen, sojsorollopin e tij dhe ministrat dhe zyrtarët e tij”, tha Berisha.

Berisha deklaroi gjithashtu se beteja pa kthim e opozitës në Kuvend “synon të zgjojë luanët që janë në zemrat dhe shpirtrat e çdo shqiptari”.

“Dje, deputetët e opozitës, me guximin e tyre, ishin më përfaqësues se kurrë të popullit opozitar.

Ata me aktet e tyre të mosbindjes civile, përcollën në mbarë botën zërin qytetar të opozitës, se në parlamentin shqiptar po vdes pluralizmi politik dhe se deputetët e opozitës me mosbindjen e tyre civile, janë të vendosur të mbrojnë atë me çdo çmim.

Beteja pa kthim e mbi 40 deputetëve të opozitës në parlament është një lëvizje simbolike, që ka për qëllim madhor t’i paraqesë botës të vërtetën e diktaturës së bandave në Shqipëri.

Por njëkohësisht ka një qëllim madhor, të zgjojë luanët që janë në zemrat dhe shpirtrat e çdo shqiptari.

Zgjimi i çdo luani të fjetur është fitorja përfundimtare e demokracisë dhe përmbysja përfundimtare e diktaturës në Shqipëri”, tha Berisha.

Më të lexuarat