BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Politike

Mediat në Serbi u alarmuan pas deklaratës së saj për lirimin e Thaçit, reagon për herë të parë deputetja shqiptare

Mediat në Serbi u alarmuan pas deklaratës së saj për lirimin

“Nuk kam asnjë informacion zyrtar ose konfirmim se Kroacia mund të ofrojë garanci për lirimin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Unë s’kam thënë kurrë se autoritetet kroate po punonin për këtë, por se s’kishte asnjë informacion zyrtar për këtë. Mediat serbe qëllimisht apo pa qëllim më kanë keqinterpretuar”, ka thënë për “Jutarnji” deputetja shqiptare e Kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj.

Reagimi i Përlaskajt erdhi pasi mediat në Serbi u alarmuan pas një deklarate të saj se përflitet se ajo ka ofruar garanci për lirimin e Thaçit. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysen Berisha, shkoi një hap më tej duke shtuar se pas Sllovenisë e Austrisë, edhe Kroacia ofron garanci për të gjykuarit e Hagës, duke theksuar se presidenti kroat Zoran Milanoviq ka ofruar që të jetë garantues te Gjykata Speciale për lirimin e presidentit Thaçi dhe të tjerëve që të mbrohen në liri.“Me të vërtetë nuk e di se nga e ka marrë Berisha këtë informacion.

Hashim Thaçi nuk është shtetas i Kroacisë dhe si juriste, dhe nuk e kam të njohur modelin ligjor në bazë të të cilit Kroacia do të mund të ishte garantuese për një person që s’është shtetas i saj”, tha tutje Përlaskaj.

Edhe nga Zyra e Presidentit nuk ka informata për një gjë të tillë, dhe nuk mund të gjendet asnjë informatë zyrtare se Sllovenia e Austria kanë dhënë garanci për lirimin e Thaçit.