BREAKING NEWS

Pastrimi i parave, autoritetet verifikime në Londër e Athinë për llogaritë e dyshimta, të rrezikuar gjyqtarë, prokurorë dhe politikanë

Pastrimi i parave, autoritetet verifikime në Londër e Athinë
x

Politike

Mediat ruse zbardhin skenarët e revolucionit të Ilir Metës me skena si të Çausheskut, presidenti paralajmëron se do të luftojë si presidenti rumun

Mediat ruse zbardhin skenarët e revolucionit të Ilir Metës me

Sjelljet e presidentit Ilir Meta javën e fundit kanë tërhequr vëmendjen e mediave ruse. Presidenti po kërcënon të çojë vendin drejt destabilizimit dhe kjo ka ngjallur mjaft interes në mediat ndërkombëtare, veçanërisht ato ruse. Ndryshe nga shumë liderë botërorë, Meta duket se ka dhe një portal të “tijin” në Moskë, i cili i bën lajm çdo deklaratë dhe postim në rrjetet sociale. Ai është “regnum.ru”. Gjatë 2 viteve të fundit, ky portal ka bërë me dhjetra e dhjetra lajme për kreun e shtetit. Por së fundmi rëndësi u është kushtuar thirrjeve të Metës për 2 marsin dhe padinë e tij ndaj ministres së Drejtësisë. Ndërkohë, shkrimi i radhës ishte dje, duke u bazuar mbi një postim të Metës në rrjetet sociale. “Më 25 shkurt, presidenti shqiptar Ilir Meta u bëri thirrje qytetarëve të vendit që të marrin pjesë në tubimin protestë të 2 marsit. Në faqen e tij në Facebook, presidenti i bëri thirrje popullit shqiptar të rimarrë sovranitetin e vendit: “Në Republikën e Shqipërisë, sovraniteti i takon vetëm popullit shqiptar. Të gjithë të tjerët, përfshirë Presidentin e Republikës, janë vetëm përdorues të përkohshëm të këtij sovraniteti, jo më shumë”, tha ai...”, thuhet në portal. Por media ruse ka tejkaluar çdo kufi dhe ka zbardhur skenarin që po gatuan në mendje Meta. Sipas “Regnum”, Meta po tenton të bëjë atë që bënë rumunët me Çausheskun, i cili në fund u pushkatua bashkë me gruan. “Për më tepër, Presidenti Meta u kërkoi qytetarëve shqiptarë në 2 Mars që të "çlirojnë vendin nga tirania" dhe arbitrariteti i udhëheqjes aktuale të Partisë Socialiste (të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama) në të njëjtën mënyrë që qytetarët rumunë u çliruan nga lideri autoritar Nicolae Ceausescu dhe gruaja e tij Elena në 1989. Një analogji e tillë duket e frikshme sepse Ceausescu dhe gruaja e tij u pushkatuan pas një gjyqi tre-orësh. Të shtënat e ekzekutimit të tyre u shfaqën në televizionin qendror”, thekson më tej portali. Por e bukura është se ka një koordinim perfekt mes Metës dhe këtij portali.

Inspirimi i Metës

Nga një verifikim i gazetës rezulton se më 25 shkurt Meta nuk ka folur për skenarë rumunë. Ndërkohë dje si për koincidencë Meta e krahasoi veten me presidentin rumun, i cili para 3 viteve protestoi kundër qeverisë. Rastësi apo jo, si portali, si Meta flasin për shembujt rumunë. Pra duket qartë se rusët frymëzojnë Metën në veprimet që bën. “Kujtoj se vetëm 3 vite më parë, Presidenti i Rumanisë mike, vend anëtar në NATO dhe në Bashkimin Europian, doli në protestë në mbrojtje të shtetit ligjor dhe kundër dhunimit të Kushtetutës nga një mazhorancë dhe Parlament plotësisht kushtetues. Presidenti rumun ju bashkua protestave të mëdha popullore kundër korrupsionit, arbitraritetit, vendimeve të marra në errësirë, ndryshimeve mafioze të legjislacionit në fuqi nga deputetët legjitimë, por në konflikt të hapur interesi, si dhe pastrimit të politikës nga kriminelët. Për të gjithë ata që bëjnë sikur harrojnë, po u sjell në vëmendje rastin e freskët të këtij shteti anëtar të NATO-s dhe BE-së, ku Presidenti dhe populli protestuan së bashku kundër qeverisjes së mbrapshtë”, tha ai. Më tej ai ka thënë se nuk vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë që prej dy vitesh. Pra duket qartë se Meta inspirohet nga mediat ruse dhe faktet flasin vetë. Meta në shumë raste ka neglizhuar rrezikun rus, ndërsa është tallur me paralajmërimet e amerikanëve.

 

Më të lexuarat