BREAKING NEWS

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën paralajmërimin e fortë: Publikimet janë mesazhe, sulmi kibernetik vazhdon

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën
x
BREAKING NEWS

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Bisedat e 506 mijë shqiptarëve në WhatsApp janë nxjerrë në shitje

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x

Politike

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën

Teksa Perëndimi po përpiqet të izolojë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç pas mbështetjes së fuqishme që po i jep Vladimir Putinit, kryeministri Edi Rama nga ana tjetër vazhdon të forcojë lidhjet me Serbinë. Brukseli ka humbur durimin me Beogradin, ku ditën e djeshme ka hedhur idenë që të ndalet procesi i pranimit të Serbisë në BE. Në këtë mes e pëson i gjithë Ballkani Perëndimor, veçanërisht Edi Rama, si politikani që vazhdon të mbrojë Vuçiçin duke i bërë thirrje Perëndimit që të mos e detyrojnë të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Nga ana tjetër, mediat serbe po pasqyrojnë çdo ditë edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të dy liderëve. Rama ka arritur deri aty, sa disa herë ka shitur tek serbët pavarësinë e Kosovës. “Unë jam vëllai i Vuçiçit”, tha në fund të korrikut kryeministri shqiptar Edi Rama, duke theksuar se nuk dëshiron të ndërhyjë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Kështu e nis shkrimin media serbe “Danas”.  Analisti Dragomir Angjelkoviç ka zbuluar lidhjet Rama-Vuçiç. Sipas tij, Rama ka marrëdhënie të mira me Vuçiçin dhe të dy kanë lidhje të ngushta me familjen Soros. Kjo është e rëndësishme, dhe gjithçka tjetër është e parëndësishme. Nga ana tjetër ekspertët e politikës në “Danas” përmendin dhe lidhjet personale të Ramës me Vuçiçin. Sipas tyre, Vuçiç vazhdon ti forcojë këto lidhje personale me kryeministrin.

Brukseli “humbet durimin”

Mediat në Serbi kanë “ngritur në qiell” kryeministrin Edi Rama, duke i dhënë çdo ditë e më shumë hapësirë për shkak të deklaratave të tij në mbrojte të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, indirekt një mbështetje edhe për Vladimir Putinin. Rama së fundmi vazhdon të justifikojë në gazeta të mëdha të huaja, raportet shumë të mira të Vuçiçit me Moskën, duke lëshuar kritika në adresë të Perëndimit. Nga ana tjetër, Bashkimi Europian nuk mund të vazhdojë negociatat e pranimit me Serbinë, nëse ky shtet nuk respekton sanksionet kundër Rusisë. Raportuesi i Parlamentit Evropian në Serbi, Vladimir Bilçik ka deklaruar se Rusia po sulmon zgjerimin e BE-së, duke dëmtuar Ballkanin Perëndimor. Bilçik e sheh marrëveshjen që nënshkroi Rusia me Serbinë për konsultime politike të rregullta e të planifikuara, si goditje për anëtarësimin e Ballkanit. “Si një mbështetës i zjarrtë i çdo hapi drejt një Serbie evropiane, unë e shoh lajmin e marrëveshjes për konsultimeve të planifikuara ndërmjet Serbisë dhe Rusisë një goditje të madhe për procesin e anëtarësimit në Ballkanin Perëndimor. Le të jemi të qartë: Rusia po mobilizohet për të sulmuar shtetin kandidat për në BE, Ukrainën, Rusia po sulmon zgjerimin e BE-së!”, shkruan ai. Pra sa më të ngushta të jenë marrëdhëniet e kryeministrit Rama me presidentin Vuçiç, aq më shumë Shqipëria futet në “radarin e kuq” të Brukselit.

Putin aleancë të ngushtë me Vuçiçin

Brukseli po ndjek me vëmendje situatën në Ballkanin Perëndimor duke parë dhe vëmendjen e shtuar të Vladimir Putinit në këtë rajon. Së fundmi, Putin ka vlerësuar përpjekjen e serbëve për të ndjekur një politikë të ekuilibruar dhe të pavarur në skenën atje ndërkombëtare. Kjo duke shtuar se Rusia dhe Serbia do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në sferat ekonomike, shkencore-teknike dhe humanitare. “Në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë miqve tanë serbë mbështetje gjithëpërfshirëse në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të Serbisë, duke mbrojtur sovranitetin e saj shtetëror dhe integritetin territorial”, tha në fjalimin e tij Putin. Pra sa më shumë shtohet afrimiteti i Ramës me Vuçiçin, aq më shumë shtohen lidhjet e Vladimir Putinit në Ballkan.

Më të lexuarat