BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Politike

Mediat serbe konfirmojnë se dokumenti i Edi Ramës u gatua në zyrat e Vuçiçit, kryeministri shqiptar luftë për “jetë a vdekje” Albin Kurtit për interesat e Serbisë

Mediat serbe konfirmojnë se dokumenti i Edi Ramës u gatua në

Mediat në Serbi kanë “ngritur në qiell” sërish kryeministrin Edi Rama, duke i dhënë çdo ditë e më shumë hapësirë për shkak të deklaratave të tij në mbrojte të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Në lajmin që ka raportuar  “Blici” serb vlerësohet maksimalisht drafti që ka përgatitur kreu i qeverisë shqiptare për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të vendit.  Nga ana tjetër, evidentojnë dhe faktin tjetër që drafti është hartuar nga Rama pa marrë dakordësinë më parë të kryeministrit Albin Kurtit. Mbështetja e fortë e draftit që i bënë mediat serbe konfirmojnë se dokumenti i Edi Ramës është gatuar në zyrat e Vuçiçit. Në fjalët e Ramës kur dha lajmin se kush e hartoi draftin kishte shumë paqartësi dhe një nga këto i evidentoi dhe Zëri i Amerikës. “Mbetet po ashtu e paqartë nëse ka qenë qeveria shqiptare e cila ka kërkuar hartimin e këtij dokumenti, apo ai i është ofruar asaj. Zoti Rama tha se ekspertët kanë dhënë një kontribut dhe se ai thjesht ka bërë që ky kontribut të kthehet në një mundësi për dialog duke theksuar se nuk ka dalë vullnetar për të bërë asnjë marrëveshje, “unë thjesht kam marrë përsipër të kontribuoj për tryezën e dialogut nëpërmjet kumbarëve të procesit, që janë presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë. I takon atyre të bëjnë atë që dëshirojnë me këtë kontribut sepse tani ishte gati për tu bërë dhe tani janë kushtet për tu bërë, duke parë që në vend se të ulen në tryezë njëri çon policinë në godina bosh, tjetri çon ushtrinë për të kënduar këngë në kufij me Kosovën”, thuhet në shkrimin e “VOA”.

Rama luftë për “jetë a vdekje” Kurtit për interesat e Serbisë

Nuk është e pamundur të thuhet se dokumenti që dorëzoi Rama të jetë përgatitur në Beograd, pasi pak ditë më parë në një kohë kur tensionet politiko-etnike në Veriun e Kosovës sa vinin dhe shtoheshin kryeministri shqiptar u shfaq në një tavolinë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në anën tjetër Shqipëria dhe Kosova nuk kanë pasur asnjë kontakt gjatë situatës së rënduar në Veri. Edhe pse Beogradi vuri në gatishmëri ushtrinë dhe situata ka qenë shumë e tensionuar, mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit Kurti apo presidentes Osmani, nuk ka pasur asnjë telefonatë. Kjo u konfirmua dhe nga Rama pak ditë më parë gjatë një interviste për emisionin “Opinion” në TV Klan. “Nuk kam folur. Ata nuk janë fshehur dhe qëndrimi i tyre është i qartë. Është një çështje që është përgjegjësi e plotë e kryeministrit të Kosovës dhe e presidencës së Republikës së Kosovës. Janë ata nëse vendosin të diskutojnë ose jo. Nuk jam unë që i marr e u them ore si do ja bëni. Është respekt për ta dhe institucionet e Kosovës. Nuk e kam kërkuar një diskutim të tillë dhe nuk jam unë që duhet t’ia u kujtoj. Unë nuk jam babi i Kosovës. Është e drejta e tyre që të mos konsultohen”, deklaroi ai.  Edhe në një intervistë ditën e djeshme për gazetën Nacionale, Rama ka thënë se shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë vëllezër, por kanë shtete të ndryshme. “Jo. Unë dua të jem shumë i drejtë dhe në raport me partnerët. Kjo nuk është një konspiracion i shqiptarëve që ne po e bëjmë bashkë dhe pastaj unë do e çoj. Ky është një kontributi i Shqipërisë si shtet tjetër. Ne jemi vëllezër, por kemi dy shtete të ndryshme. Shqipëria ka shtetin e vet, Kosova ka shtetit e vet”, ka thënë Rama. Por me draftin e Asosacionit, Rama del blof me qëndrimet e tij. Kryeministri i Shqipërisë ka marrë përsipër të trajtojë çështje që i takojnë qeverisë së Kosovës. Kjo nxjerr keq lidershipin kosovar dhe i jep oksigjen Vuçiçit  në situatën më të vështirë që po përballet në Beograd, pasi rrezikon të rrëzohet nga pushteti, ose mund të humbasë zgjedhjet në Beograd.

Qëndrimet anti-Kurti të Ramës

Edhe pak javë më parë gazeta “Danas” i bëri jehonë kryeministrit duke shkruar se Rama nuk mendon për zgjerimin e Bashkimit Europian pa Serbinë dhe se Shqipëria duhet “ta mbajë Serbinë shumë afër” dhe të bëjë gjithçka për të arritur unitetin politik me të. Ky shkrim plot lavde për Ramën, tregoi edhe njëherë se kryeministri shqiptar është shumë i lidhur me serbët dhe se ai shihet si hero në Beograd, duke qenë se kohët e fundit është shfaqur si “armik” i Kosovës.  Rama ka bërë qeverinë e Albin Kurtit si fajtore për tensionet në komunat veriore të Kosovës. Kurti të vetmen gjë që bëri ishte zbatimi i Kushtetutës dhe çdo veprim u bë në përputhje të ligjit, pasi edhe ndërkombëtarët i njohën zgjedhjet, strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale, të udhëhequra në prapaskenë nga Vuçiç, sulmuan policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Rama i hyri kësaj valleje që në momentin që kritikoi Kosovën dhe në vend që të kërkojë falje, vazhdon të mbrojë komandantin e ushtrisë Vuçiç për luftën anti-shqiptare që po provokon. Ai e ka quajtur Kurtin si fajtor pasi po shmang dialogun me presidentin serb. Ndërkombëtarët e kanë treguar qartë se është Vuçiç që po shkel marrëveshjen e Ohrit ku u miratua plani franko-gjerman. Kosova i ka respektuar një për një detyrat. Edhe pse Rama të gjithë inatin e ka me lidershpin kosovar, zgjodhi momentin më të gabuar për të mbështetur presidentin serb.