
“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Mediu: Opozitës i duhet një lidership i ri, marrëdhëniet me SHBA-të janë delikate

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Maj 2022

Kryetari i Partisë Republikane dhe aleati i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu la të kuptohej se PD dhe opozita kanë nevojë për një lidership të ri. Ai dha këtë qëndrim në një studio televizive duke theksuar se opozita dhe SHBA kanë raport shumë delikat mes tyre, i cili është përkeqësuar që prej 9 shtatorit 2021 kur ish-kreu i PD, Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat Sali Berishën për shkak të “non gratës” nga Uashingtoni. Mediu mirëpriti opsionin që PD dhe opozita të kenë në krye figura të reja. “Berisha është një eksponent që lidhet fort me njerëzit në bazë. Ai ka qenë nga ata që i ka njohur njerëzit dhe strukturat thuajse me emra. Për sa i përket raporteve me SHBA unë mendoj që është një raport shumë delikat. Ajo që unë mendoj është që opozita duhet të krijojë një partneritet të qenësishëm me SHBA-të. Nëse kjo do të thotë që lidershipi të jetë në një nivel tjetër me të rinj dhe të reja, pse jo”, deklaroi fillimisht deputeti i opozitës. Por, duke mos e përjashtuar Berishën si liderin e ri të opozitës, Mediu theksoi se ish-kryeministri apo kushdo politikan tjetër që do të drejtojë frontin opozitar nuk duhet të mendojnë vetëm për të marrë pushtetin, por për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes. Sipas tij, opozita aktuale mund të rikthehet në pushtet nëse vepron si në vitin 2005. “Opozita duhet të gjejë mekanizmat e saj të veprimit pavarësisht situatës. Ne duhet te kthehemi në faktor stabiliteti. U përpoqëm ta bënim këtë në vitin 2005 duke sjellë një lidership të ri. Qëllimi i parë i Berishës dhe kujtdo në opozitë është ndryshimi i qeverisjes në vend. Pastaj se kush do të jetë Kryeministri, Berisha e ka thënë se duhet të zgjidhet me votim. Duhet një moment reflektimi si nga Berisha dhe të gjithë se çfarë mund të sjellim të re në drejtim”, përfundoi Fatmir Mediu.
Më të lexuarat


"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

Videoja e tradhtisë së nuses në Librazhd u bë virale në rrjet, revoltohet ish-deputetja e PS, del me thirrjen urgjente

Presioni i kryeministrit ndaj kryebashkiakëve socialistë, Arian Çani zbulon prapaskenat dhe tregon cili është qëllimi i vërtetë i Ramës: Ua njeh pikat e dobëta!

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Ja çfarë do të ndodhë me Sali Berishën nëse Gjykata i heq PD, koalicion me Ilir Metën dhe Nard Ndokën, në shator krijojnë grup të ri parlamentar bashkë me LSI

Zbulohet mashtrimi i Sali Berishës, PPE ka uruar kryetarët e rizgjedhur të PD, ja prova që e nxjerr zbuluar “non gratë”-n

Berisha mbledh sot Këshillin Kombëtar të PD, dalin 46 emrat e Kryesisë, hyjnë Topalli dhe Imami, Flamur Noka bëhet numri 2 i “Foltores”

Bardhi, Alibeaj dhe Bejko “masakrojnë” Sali Berishën, e akuzojnë se ka ortakëri me bandat dhe po tenton të kapë PD për ta përdorur si mburojë

Elisa Spiropali: Berisha mbetje bolshevike që nuk ka incenerator që e riciklon”, koha që SPAK të hetojë 360 gradë “non grata”-t
