BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Politike

Mega-operacioni me Italinë me 37 të arrestuar, reagon menjëherë Sandër Lleshaj: Sot morën një goditje të fortë

Mega-operacioni me Italinë me 37 të arrestuar, reagon

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas finalizimit të operacionit të përbashkët italo-shqiptar ku krimi i organizuar mori një goditje shumë të fortë.

“Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut.

Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit.

Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë”, shkruan Lleshaj.