BREAKING NEWS

Zgjedhjet po afrojnë! Yuri Kim shkund politikën shqiptare: Do të mbani përgjegjësi për...

Zgjedhjet po afrojnë! Yuri Kim shkund politikën shqiptare: Do të
x

Politike

Menaxhimi i pandemisë, PD ngre dyshime të forta: Pajisjet anti-covid u blenë tre herë më shtrenjtë, ja si po abuzohet me tenderat

Menaxhimi i pandemisë, PD ngre dyshime të forta: Pajisjet anti-covid u

Partia Demokratike ka vijuar edhe dje me akuzat në drejtim të qeverisë lidhur me menaxhimin e pandemisë në vend, ndërsa ngriti dyshime lidhur me çmimin e pajisjeve anti-covid. Kështu përmes një deklarate për media ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri u shpreh ditën e djeshme se  lidhur me pajisjet e blera tenderi ka qenë 5 milionë euro, ndërkohë që sipas saj, çmimi i tyre është më i ulët. Madje, ajo theksoi se nga 12 kompani u shpall fituese një kompani e cila kishte ofertën më të lartë. “Në shtator të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerë disa mjete mbrojtëse anticovid, vlera e të cilave nuk shkon kurrë më shumë se 1.5 milionë euro. Tenderi kualifikoi disa kompani me oferta nën 2 milionë euro, por një vendim i organi tjetër të qeverisë, Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta. Ndër 12 kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më të lartë se ofertat e skualifikuara”, tha ajo. Por duke hedhur akuza në drejtim të qeverisë për vjedhje, ajo u shpreh se qeveria po i përdor paratë e qytetarëve me klanin që ofron më shumë para, ndërsa theksoi se kjo qeveri po i vjedh shqiptarët edhe në këtë kohë të vështirë pandemie. “Në vend që paratë e qytetarëve të përdoren me kujdes në këtë kohë krize, qeveria e Edi Ramës, në mënyrë arbitrare, vendos t’i ndajë këto para me klanin që ofron më shumë para për xhepin e tij. Kjo është një qeveri që vjedh edhe në kohë pandemie. Këta nuk heqin dorë nga pasurimi i paligjshëm, edhe kur e dinë se qytetarët mezi ia dalin të mbyllin muajin dhe marrin borxh për të blerë ilaçet anticovid. Pandjeshmëria e kësaj qeverie dhe e këtij kryeministri, arroganca, babëzia për të përfituar në çdo kohë dhe në çdo rrethanë është fytyra e kësaj qeverie”, u shpreh Pampuri.

Pampuri akuza qeverisë

Më tej ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri vijoi më tej akuzat në drejtim të qeverisë teksa u shpreh se në një kohë që shqiptarët luftojnë për të mbijetuar qeveria lufton për të marr lekë nga tenderi i radhës. Ndër të tjera Pampuri theksoi se babëzinë e kësaj qeverie do ta largojnë shqiptarët në 25 prill. “Shqipëria është sot vendi i dy kontrasteve të mëdha. Nga njëra anë janë shumica e qytetarëve që luftojnë për të mbijetuar në kuptimin e parë të fjalës, luftojnë për bukën e gojës, luftojnë për shëndetin, luftojnë për jetën në kushte shumë të vështira. Nga ana tjetër, janë klanet brenda qeverisë, që luftojnë njëra-tjetrën se kush do të gllabërojë tenderin e radhës. Kur qytetarët vuajnë në dyert e spitaleve për pak oksigjen më shumë, qeveria tregon se i vetmi shqetësim i saj është mbushja e xhepave të klientëve, duke shfrytëzuar pandeminë. Babëzinë, pandjeshmërinë dhe arrogancën e pushtetit do ta largojmë më 25 prill. Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon për interesin e tyre”, theksoi Pampuri.

Tabaku akuza qeverisë për vjedhje

Ndërkohë edhe ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë për vjedhje. Përmes një statusi në Facebook ajo u shpreh se kryeministri Rama po shton babëzinë, korrupsionin dhe vjedhjet. Sipas Tabakut, ndërkohë që papunësia është rritur në 12.5%, Rama paguan mbi 144 mln euro për tekat e tij në gjyqet e humbura në Arbitrazh. “Nuk skuqet, nuk turpërohet, gënjeshtra i shkon për shtat. Babëzia, korrupsioni, vjedhja, etja për pushtet prishi biznese dhe sot shqiptarët do t’i paguajnë 100 mln euro Becchetit, firmës aktor do t’i paguajmë nga taksat tona 44 mln euro dhe ndoshta arbitrazhi Akërnisë mund të shkojë në 110 mln euro. Kostoja e jetesës në Shqipëri vazhdon të rritet ndërsa Rama bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve. Papunësia është rritur në 12.5% ndërsa Rama paguan mbi 144 mln euro për tekat e tij në gjyqet e humbura në Arbitrazh”, u shpreh ajo.

Më të lexuarat