Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Mendonte që po çonte amanetin e Ramës’, Gjinushi nuk kursen as Artan Fugën: Ai ka qenë gjithmonë...

Postuar: 12/07/2019 - 22:07

Kryetari i kontestuar i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i ftuar në emisionin ‘Repolitix’, theksoi se u bë presion politik ndaj akademikëve për të mos votuar.  Ai u shpreh gjithashtu edhe për akademikun Artan Fuga, i cili pretendon se zgjedhjet për kryetar të Akademisë janë të paligjshme.

Sipas tij akademik Fuga është gjithmonë kundra, por në fund edhe Fuga shpresonte dhe mendonte që po çonte amanetin e Ramës për rithemelimin e Akademisë.

‘Tani të abuzosh dhe të tregosh papërgjegjshmëri me një detyrim të tillë, është serioze si për një shtet ligjor edhe për atë që e deformon këtë shtet ligjor. Çfarë kam pas me zotin Meta ose me Ilirin e kam pas përball. Kjo ka ndodhur sikur kemi qenë në ditët më të mira, kur kemi qenë aleat, koleg dhe si më vonë.

Në zanafillë kemi qenë dy ithtarë në internacionalen e majtë për PSD dhe PS-në. Por ia kam thënë, mos ngatrro Akademinë me lojrat e politikës. Është bërë votimi i zgjedhjes në Akademi me transparencë të plotë. Arsyeja që vendosa më në fund të kandidoja për kryetar të Akademisë së Shkencave, ishte futja e politikës për mbylljen e akademisë. Sepse sulmi i akademisë ka lindur nga një krah i shëndetshëm dhe nga një krah abuziv.

Politika shfrytëzoi disa dashakeq vetëm për të baltosur, Presidenti i Republikës, ta marri parasysh që 44 vetë me shkollë të lartë, nuk mund të bëjnë zgjedhje të paligjshme. Presidenti s’ka të drejtë juridike por as të drejtë morale, nuk mund të vë në diskutim as integritetin tim dhe as të 43 të tjerëve, përvec njërit që s’ishte prezent. Hapjen e votimeve e bëri edhe akademik Luan Omari.

Me vullnet absolut, u bë presion politik ndaj akademikëve për të mos votuar, dhe prapë erdhën me shumë dinjitet dhe votuan.

Shumica e Akademisë është zgjedhur pas 2008-tës, po të flasim nga mazhoranca nuk është zgjedhur nga mazhoranca e majtë. Presidenti po bën sulm ndaj Akademisë, ndaj inteligjencës shqiptare.

Fuga është gjithmonë kundra, por edhe ai shpresonte dhe mendonte që po çonte amanetin e Ramës për rithemelimin. Z.Rama patjetër që e ka pasur idenë për rithemelim sa më të thellë të Akademisë’, tha Gjinushi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 11:35

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë më parë në Parlament nga maxhoranca qeverisëse.

Postuar: 19/07/2019 - 11:27

Në Shqipëri parlamenti miratoi të enjten në mbrëmje, me votat vetëm të shumicës, në seancën e fun

Postuar: 19/07/2019 - 10:41

Kryetarja e bashkisë së Përrenjasit ende në detyrë, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme n

Postuar: 19/07/2019 - 10:14

Mbështetja që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë, është një inkurajim në përpjekjet e Shqipërisë për

Postuar: 19/07/2019 - 09:43

 “Shqipëria sot ka vetëm një problem, ka vetëm një pengesë dhe vetëm një frymezues, pë

Postuar: 19/07/2019 - 09:20

Kriza politike në Shqipëri duket se është marrë në dorë nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.