BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Politike

“Meqë e do aq shumë vulën e PD-së ta vëmë...”, shpërthen demokrati i hershëm dhe bën propozimin e papritur për Lulzim Bashën

“Meqë e do aq shumë vulën e PD-së ta

Kreu i grupimit të Dhjetorit të 90-ës, Bislim Ahmetaj ka folur sot për ditën e Rinisë, por edhe për përplasjet brenda partisë Demokratike.

Teksa rikujtoi emocionet e 8 dhjetorit 1990 që solli rrëzimin e diktaturës nga protesta studentore, Bislim Ahmetaj theksoi se mentaliteti i trashëguar nga komunizmi la gjurmë të thella në shoqërinë shqiptare.

“Ajo ditë ka shënuar çlirimin nga kampet e internimit të qindra mijëra familje. Burgjet e vogëla të Shqipërisë atë ditë kanë marrë goditjen e fortë. Një shtet pa demokraci është i pavlefshëm. Uroj gjithë shqiptarët gëzuar 8 dhjetorin. Ishte bashkim organik i shtresave më cilësore të këtij vendi. Ne nuk është se na mungonte mendja, por na u bashkuan dhe pedagogët dhe qytetarët e Tiranës. Kjo solli themelimin e pluralizmit shqiptar. Solli PD-në që u bë udhëheqëse transformuese të këtij vendi. Demokracia jonë nuk është funksionale përshkak të gjurmëve të errëta që ka lënë diktatura. Produkti më i keq ka qenë njeriu i ri , sigurimsi i shtetit që spiunonte babain , vëllain, nënën.  Mentaliteti që trashëguam, la gjurmë të thella te njerëzit. E kemi parë këtë në lidershipe. Shih lidershipin që drejton sot PS, apo PD. Kryetari i mazhorancës sot është përfaqësuesi më dinjitoz i Hitlerit. Nuk pyet për asgjë. E njëjta gjë është dhe me kryetarin e opozitës, zgajtimi i mazhorancës. Nuk pyet për asgjë. Bartësit e mentalitetit të vjetër nuk ka rëndësi ca moshe kanë”, deklaroi Ahmetaj në një inetervistë për Fax.

Ai nuk fshehu as ironinë për Lulzim Bashën. Teksa i përmendi tradhtinë që sipas tij i bëri artistëve me shembjen e Teatrit Kombëtar. Ahmetaj ‘propozoi’ që Lulzim Basha të zëvendësojë rojen e Selisë Blu, i quajtuar Papi.

“Ne nuk kemi pasur aftësinë të parashikonim shumë gjatë se çfarë do të ndodhë në Shqipëri. Ne menduam se me ardhjen e demokracisë mund të zhvillohej gjithçka. Shqipëria nuk e ka pasur të lehtë të kalojë gjithë këto sfida në pak vite. U ndryshua sistemi jo populli. Oficerët e sigurimit të shtetit ju vërsulën PD-së, partive tjera për ta penguar këtë ndryshim. PD dhe PS, ish partia e punës, kanë trashëguar të njëjtin habitat. Kanë marrë nga i njëri grup njerëzish. PD reale festoi sot në qytet studenti. Aty sot në takim kishte të paktën 200 veta, të ardhur dhe nga jashtë. Ishte dhe brezi i rinisë së sotme. Në 25 vjetorin e themelimit të PD-së i kam thënë ‘je njeriu më me fat’ në këtë vend, sepse mund të bashkosh brezin intelektual të PD-së të kohës së Berishës me brezin e ri. PD sot të vjen keq ta shohësh. Shihni ku festoi sot Lulzim Basha, në Ar Turbina. Ka bërë tradhti ndaj artistëve. Gjen sot simbolikën e teatrit të prishur për të shkuar të festojë sot. Në Qytet Studenti pashë njerëzit më të qëndrueshëm në vite. Kuvendi i 11 dhjetorit do të jete rithemelimi i PD-së. Nuk them ta përjashtojmë. Meqenëse e do aq shumë vulën, le të bëhet roje te dera e PD-së dhe të rrijë aty e të vazhdojë shërbimin në vend të Papit, që është një nga njerëzit më të nderuar në PD. Referendumi në 11 dhjetor do të jetë ai që Bashën do e nxjerrë në pakicë ekstreme”, tha ai.

Më të lexuarat