Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Merkel i përgjigjet Ramës: Mos pretendo integrim në BE kur qytetarët e tu kërkojnë azil ekonomik dhe politik, lufto korrupsionin dhe krimin, reformoni drejtësinë

Merkel i përgjigjet Ramës: Mos pretendo integrim në BE kur qytetarët e tu kërkojnë azil ekonomik dhe politik, lufto korrupsionin dhe krimin, reformoni drejtësinë

Postuar: 09/07/2015 - 07:52

Mesazhet e kancelares gjermane, Angela Merkel, artikuluar dje në Tiranë, kanë qenë të prera dhe të kthjellëta. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, kancelarja gjermane i është përgjigjur kërkesës publike të Ramës, për të mbështetur Shqipërinë në aplikimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Kancelarja gjermane ka deklaruar se nuk ka kuptim që një vend, të cili i ikin qytetarët dhe kërkojnë azil nëpër Evropë, të kërkojë anëtarësim në BE.
 
Këtë pohim, kancelarja gjermane e ka përforcuar edhe gjatë forumit ekonomik, duke pohuar se është paradoksal fakti që Shqipëria kërkon çelje negociatash dhe integrim në BE, në një kohë kur qytetarët e saj kërkojnë azil politik, pasi hiqen nga puna nga partia në pushtet. Po ashtu, Merkel, i ka kujtuar shkurtimisht Ramës se, duhet të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe të reformojë drejtësinë.
 
“Ne duam të veprojmë, në mënyrë praktike, sa më shpejt në mënyrë që aplikimet për azilkërkim të mund të përpunohen, pra në një farë mënyrë që të rrëzohet ai efekti tërheqës i qytetarëve shqiptarë në Gjermani, duke iu ofruar atyre vende pune apo shërbime të caktuara. Mendoj se në qoftë se kjo procedurë do të shkurtohet, kjo do të japi efektet e duhura. Këtu jemi duke ndjekur të njëjtën linjë të punës sonë. Duke dëgjuar edhe fjalët e z. kryeministër, mua më duket diçka e mirë që të flasim hapur rreth këtyre gjërave, sepse nuk mund të ndodhë që, nga njëra anë të bëjmë kërkesën për anëtarësim në BE dhe nga ana tjetër të kemi qytetarë të vendit tonë të cilët kërkojnë azil në vendet e Evropës Perëndimore. Praktika ka treguar që mund të diskutohet për një vend të origjinës së sigurt në rastin e Shqipërisë”, ka pohuar Merkel. 
 
Reforma në drejtësi 
 
Kancelarja gjermane ka pohuar dje se reforma në drejtësi është kusht për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE. “Folëm gjithashtu edhe lidhur me reformat e sistemit të drejtësisë. Shqipëria ka mundësinë të shfrytëzojë përvojat më të mira të Europës në këtë drejtim, në mënyrë që të marrë vendimet më pozitive dhe më të rëndësishme, sidomos në kuadër të luftës kundër të luftës kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Unë jam shumë e sigurt që kemi mundësi të mira për të bashkëpunuar, sikurse mund të jetë sektori i turizmit, i furnizimit me energji elektrike, telekomunikacionit, vetëm për të përmendur disa prej këtyre shembujve. Mendoj që  politika mund të angazhohet në krijimin e kontakteve më të shumta në këtë drejtim”, ka deklaruar Merkel.  Adriatik Doçi 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 12:21

“Nuk ka asnjë shans që Presidenti të shpërndajë parlamentin”, kjo ka qenë fjalia e prerë e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja para mediave.

Postuar: 15/11/2019 - 12:19

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ministri për Diasporën, Pandeli Majko

Postuar: 15/11/2019 - 12:07

Përplasja për vakancën e dytë të Gjykatës Kushtetuese është kthyer tashme në një ‘luftë&rsq

Postuar: 15/11/2019 - 12:02

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë takimeve në qytetet e ndryshme të vendit, ditën e sotme është ës

Postuar: 15/11/2019 - 11:58

Situata e krijuar me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese është kthyer në një situatë t1% tensionuar.

Postuar: 15/11/2019 - 11:54

Me 97 vota pro dhe 4 abstenim, Parlamenti miratoi në seancë të jashtëzakonshme pr/ rezolutën për

Postuar: 15/11/2019 - 11:53

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Komisionit Hetimor Parlamentar, të ngritur për shkarkimin e