BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Politike

Merkel viziton Tiranën: Vetoja bullgare nuk do pengojë integrimin e Shqipërisë, është bërë shumë punë me drejtësinë, e keni vendin në BE

Merkel viziton Tiranën: Vetoja bullgare nuk do pengojë integrimin e

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka vizituar dje Tiranën. Ajo u prit në një ceremoni të posaçme në Pallatin e Brigadave, ndërsa më pas zhvilloi një takim mr kryeministrin Rama fillimisht dhe më pas me liderët e qeverive të Ballkanit Perëndimor. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, kancelarja gjermane Angela Merkel, teksa foli për integrimin e vendit në BE, tha se i vjen keq që nuk është bërë e mundur hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut edhe pse janë plotësuar kushtet të gjitha. Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se vetoja e vendosur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, nuk është diçka e re për Bashkimin Europian. Ajo theksoi, se vetoja bullgare nuk do ta pengojë integrimin dhe sipas saj, konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet shumë shpejt. “Unë sigurisht që nuk kam ndërmend të luaj rol aktiv politik, por do të jem mike e rajonit, do të jap këshilla. Përvojat për veton janë bërë disa herë, nuk ka të bëjë vetëm me rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Unë jam shpresëplotë. Kemi bërë një farë pune, kemi pasur disa arritje. Sigurisht Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë pasur mbështetjen e të gjitha vendeve të BE për të hapur negociatat, e kemi fjalën për konferencën ndërqeveritare”, tha Merkel. Ndër të tjera, ajo u shpreh se në vend është bërë shumë edhe lidhur me sistemin e drejtësisë. Ajo theksoi, se Gjermania do ta mbështesë vendin tonë në këtë proces. “Marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë të mira, mund ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë. Dëshiroj ta përgëzoj dhe uroj Shqipërinë për përpjekjet vitet e fundit për të rikonstruktuar sistemin e saj të drejtësisë. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit. Ne kemi premtuar gjithashtu që do jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar shumë”, tha ajo.

Merkel flet për nismën e Berlinit

Kancelarja Angela Merkel, ka folur edhe sa i përket nismës së Berlinit. Ajo nuk e ka cilësuar si dështim nismën e Berlinit, përkundrazi si gur themeli për nisjen e komunikimit jo vetëm mes Shqipërisë dhe Serbisë, por të gjithë rajonit që të shohë drejt së ardhmes dhe të bashkëpunojnë. “Jo nuk e konsideroj si të tillë, nuk mund të themi se është mbaruar ndërtimi i autostradave të synuara, por janë procese që janë iniciuar dhe kemi shkëmbime. Sa i përket bashkëpunimit në nivel të shoqërisë civile jam takuar me përfaqësues që më kanë shpjeguar si po ecin këto zhvillime në vendin tuaj. Vuçiç dhe Rama duke pasur parasysh që nuk kanë pasur shkëmbime mes dy vendeve edhe kur janë takuar kanë ndryshuar shumë gjëra, disa gjëra marrin më shumë kohë se sa duhet, por shumëçka është në rrugën e duhur”, tha Merkel. Ajo u pyet nëse “Open Balkan” mund ta zëvendësojë Procesin e Berlinit. Lidhur me këtë ajo tha se Ballkani Perëndimor ka shumë miq në Europë. “Ballkani Perëndimor ka mësuar të bashkëpunojë vitet e fundit dhe të qëndrojë ulur. Ka shumë miq të Ballkanit Perëndimor. Macron e ka shëtitur të gjithë rajonin, kemi zhvilluar bashkërisht takime në Berlin sikundër kemi punuar së bashku në kuadër të proceseve të ndryshme. Kurz është një mik i rajonit dhe çdo kancelar tjetër do jetë mik i rajonit. BE ka shumë miq në Europë dhe më lejoni t’ju siguroj për këtë”, deklaroi Merkel.

Më të lexuarat