BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Merr fund makthi, shpëtohen 4 fëmijë nga kampi në Siri, Rama niset në Liban dhe jep detajet e operacionit

Merr fund makthi, shpëtohen 4 fëmijë nga kampi në Siri, Rama

Më në fund, pas thirrjeve të shumta përmes mediave shqiptare, më shumë gra e fëmijë do të shpëtojnë nga kthetrat e kampit famëkeq në Siri, Al-Hol dhe do të kthehen në vendlindjen e tyre. Lajmi është bërë me dije nga Gjysmëhëna e Kuqe siriane, e cila njoftoi ditën e djeshme se riatdhesimi i shtetasve shqiptarë ka nisur pas kërkesës së bërë nga vendi ynë. Mes të riatdhësuarve është edhe i vogli i familjes Dumani, 14-vjeçari Endri Dumani, që udhëtoi drejt Sirisë bashkë me të motrën Eva dhe të atin Shkëlzen Dumani. Ky i fundit, mbeti i vrarë në vitin 2014, duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste. Por në pamjet e publikuara dje në media dhe rrjetet sociale, shihej dalja nga kampi i Al-Holit në Siri i katër fëmijëve dhe i një gruaje me aftësi të kufizuara. Ka qenë kreu i misionit shqiptar në konsullatën e Bejrutit, Marc Ghorayeb, i cili dha detaje nga operacioni, duke bërë me dije se fëmijët dhe gruaja do të nisen për në Shqipëri. “Fillimisht dua të falënderoj Gjysmëhënën arabe. Kemi punuar bashkë më parë edhe për rastin e Alvin Berishës. Të evakuuari nga kampi janë kontrolluar nga mjekët dhe janë mjekuar. Kanë ndryshuar edhe rrobat gjithashtu, teksa përgatiten për udhëtimin e tyre në Shqipëri. S’kam fjalë që të përshkruar falënderimet më të mëdha për të gjithë ju”, deklaroi Ghorayeb në videon e shpërndarë. Nga ana tjetër për këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili dje është nisur në Liban ku do të presë fëmijët që u nxorën nga kampi i Al-Hol. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama ka deklaruar se jemi në fazat e para të operacionit kompleks për të rikthyer në atdheun shqiptar të gjithë fëmijët që janë në kampet e Sirisë. Rama tregon se prej më shumë se një viti janë duke u marrë me procedurat për të kthyer në Shqipëri fëmijët e jo vetëm. Madje, Rama shkruan se nëse çdo gjë shkon sipas planit ditën e nesërme do të vijnë në vend dhe katër fëmijë të tjerë, që më pas do të hapë rrugën për finalizimin e fazës së dytë. “Një hap nga finalizimi i fazës së parë të operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë. Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Më të lexuarat