Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mesi pret në takim ministrin kosovar

Postuar: 19/09/2018 - 19:52

Zv/Kryeministrja Senida Mesi priti sot në një takim Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së Kosovës, Besim Beqaj.

Gjatë takimit u vlerësua fryma e bashkëpunimit dhe përpjekjet për ta thelluar më tej lidhjen e fortë mes dy vendeve, si dhe u theksua nevoja e konkretizimit të Partneritetit Strategjik e gjithëpërfshirës mes Shqipërisë e Kosovës për ta kthyer atë në një model inkurajues në drejtim të bashkëpunimit rajonal.

Sipas një njoftimi për mediat nga zyra për shtyp e Zv/Kryeministres Mesi, në fokus të takimit ishte axhenda e inovacionit për zhvillimin ekonomik për të cilën të dyja palët dakordësuan për ta çuar më tej këtë axhendë duke bërë përpjekje të integruara në të ardhmen dhe duke e qasur atë në mënyrë të përbashkët.

Në kuadër të zhvillimit të inovacionit, si një prej prioriteteve kryesore të qeverisë shqiptare, Zv/Kryeministrja Mesi nënvizoi gjithashtu rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në drejtim të stimulimit të start-up-eve me objektiv kryesor shndërrimin e tyre në vlerë ekonomike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 23:55

Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke folur për protestën e nesërme është shprehu se opozita bën gjithmonë të njëjtë gjë, por pa rezultat.

Postuar: 15/02/2019 - 22:56

Kur kanë mbetur edhe disa orë nga protesta e opozitës ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 15/02/2019 - 22:08

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj thotë se kupa është mbushur dhe protesta e ditës së nesërme është

Postuar: 15/02/2019 - 21:45

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla shprehet se populli e njeh shumë mirë se kush është

Postuar: 15/02/2019 - 21:01

Opozita e bashkuar ka thirrur qytetarët në protestën e së shtunës (16 shkurt), në atë që e quan

Postuar: 15/02/2019 - 20:34

Vetëm pak orë përpara protestës së opozitës në Tiranë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi jep

Postuar: 15/02/2019 - 20:32

Ish-zv.minsitri i qeverisë së Edi Ramës, Taulant Muka deklaron se  ai nëse do të ishte në