
Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin për gjyqin ndaj Fatmir Mediut

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt përjashtimit nga PD për shkeljen e statutit, mashtrimit të aleatëve dhe mbështetje të linjës anti-amerikane të Berishës

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën e zezë” Ilir Metën, Gazment Bardhin dhe 26 deputetë të tjerë, zbardhen prapaskenat e bujshme nga mesazhi i SHBA

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para gjykatëses Kotelly, sot ish-agjenti i FBI paraqitet në gjykatën e Uashingtonit, rendohen pozitat e kryeministrit shqiptar

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët e SPAK dhe si emrat në ‘listat e zeza’ nga SHBA po shkaktojnë “gjëmën” në Shqipëri

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Mesila Doda publikon dënimet e Belerit: Si mund të zgjidhet si kandidat i opozitës një personazh i tillë me gjëra kaq poshtëruese për Shqipërinë?

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Shtator 2023
Deputetja Mesila Doda ka sjellë këtë të Hënë në studion e “Opinion” në Tv Klan foto që sipas saj dëshmojnë se Fredi Beleri është shfaqur me flamurin e Vorio-Epirit në sfond në daljet e tij publike, shoqëruar dhe nga Vangjel Dule.
Ajo po ashtu citoi dëshminë e penalitetit të kryebashkiakut të Himarës, ku thuhet se ai është dënuar më parë nga Gjykata e Athinës për “armëmbajtje pa leje”, “thirrje për urrejtje nacionaliste” dhe “poshtërim të Republikës e simboleve të saj”, për të cilat thekson deputetja ai s’ka kryer asnjë ditë burg.
Më tej, Doda shtron pyetjen se si mund të zgjidhet kandidat i forcës opozitare më të madhe në vend një njeri që ajo e cilëson “personazh me gjëra poshtëruese për Shqipërinë”.
Mesila Doda: Unë kam këtu disa foto të Fredi Belerit, vazhdimisht përgjatë viteve. Këtu e ke bashkë me Vangjel Dulen, edhe këtu e keni bashkë me Vangjel Dulen. Janë me flamurin e Vorio-Epirit po të flas! Meqënëse thamë ishte rast i shkëputur. Ja ku e kemi këtu, le ta nxjerrin dhe në Parlament këtë foto. Kam dhe shumë tjera, ua jap dhe zotërinjve. Këto janë raste që tregojnë se këto janë recidivistë dhe kjo nuk është një gjë e rastësishme, kjo është një strategji që të mbjelli pikërisht këtë idenë e përçarjes dhe idenë se “prit se neve ta hapim dhe të rikthehemi te protokolli i Korfuzit.” Kjo është çështja e parë.
-Një pyetje, ama Beleri u votua dhe fitoi në Himarë dhe ai nuk i ka fshehur këto qëndrime.
Mesila Doda: Ai ishte kandidati më i mirë ky zotëria?! Sot kam hapur deklaratën për dekriminalizimin, i ka të gjitha të shkruajtura se doli para pak ditësh zoti Dule dhe tha se ai e ka dëshminë e penalitetit të pastër. Ndërkohë e ka këtu, jam dënuar thotë me 18 muaj burgim, 3 vjet kusht nga Gjykata e Apelit në Athinë për armëmbajtje pa leje dhe 3 vjet burg nga 2006 për thirrja për urrejtje nacionale, poshtërimi i Republikës dhe simboleve të saj, parashkruar me vendim të gjykatës dhe e thotë që nuk kam bërë asnjë ditë burg. Dhe kjo është arsyeja pse nuk lirohet sepse ky ikën, e ka shkruar vetë mor zotëri.
Për këto vepra penale nuk kam kryer asnjë ditë burg thotë. A ka mundësi që një personazh i tillë me gjëra kaq poshtëruese për Shqipërinë duhet të zgjidhet kandidat jo i një grupi njerëzish, por një force të opozitës. A e kuptoni për ça po flasim, për një forcë që ka lindur me çështjen kombëtare?!
Më të lexuarat


Lindita Nikolla takim me Sorecën në Tiranë, zbardhen detajet nga biseda

Andi Bushati: Rama përdori McGonigalin e korruptuar për nevojat e tij politike vendore, ja skandalet që shkruajnë gazetat më të mëdha të Amerikës për liderin e selisë rozë

Gazetari "zbërthen" mesazhin e SHBA: Qëndrimi i amerikanëve për non-gratën ishte për Gaz Bardhin

“Lufta kundër korrupsionit është prioriteti i PD”/ Basha takime derë më derë me qytetarët, ja thirrja e fortë që i bën SPAK-ut

McGonigal pritet të pranojë fajësinë për akuzat se mori para nga ish-agjenti shqiptare! VOA: Parashikohet dënimin me 20 vite burg! Çfarë përmban marrëveshja me prokurorët

SPAK kërkon Shkëlzenin/ Juristja zbardh prapaskenat e forta: Berisha sot sulmoi drejtësinë, ja çfarë po tenton të bëjë me hetimet për ‘Gërdecin’

Presidenti për Zërin e Amerikës: S’më takon mua çështja “Beleri”, por drejtësisë

Presidenti Begaj në SHBA/ Kreu i shtetit kërkon njohjen e Kosovës nga këto tre shtete, ja çfarë pritet

“Qëndrim antishqiptar dhe imoral”/ Deputeti reagon ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb në OKB për Kosovën: Rama s’guxon të flasë

Jorida Tabaku: Pensionistët të varur nga lëmosha e qeverisë! U rrit vetëm 50 lekë në ditë, reforma ka dështuar!
