BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Mësimi online, ministrja Shahini tregon se çfarë do bëhet me unifikimin e platformave të përdorura dhe a rrezikohen provimet e maturës: Vetëm nëse ndodh kjo!

Mësimi online, ministrja Shahini tregon se çfarë do bëhet

Ministrja Besa Shahini në komunikimin e radhës është shprehur se mësuesit përmes platformave të ndryshme po rrinë në kontakt me nxënësit e tyre dhe po zhvillojnë për aq sa është e mundur mësimin në kushte shtëpie.

Pyetje e ngritur shpesh nga prindërit është se “pse nuk po unifikohen platformat që po përdorin mësuesit për të komunikuar me nxënësit e tyre?”. Në lidhje me këtë çështje, Ministrja Shahini përgjigjet:

“Kjo është një ide e mirë dhe po e shqyrtojmë mënyrën më të mirë që ta zbatojmë në nivel shkolle. Pra, t’i nxisim drejtorët e shkollave që të punojnë me të gjithë mësuesit dhe t’i orientojnë ata drejt një platforme të vetme, në mënyrë që një nxënës në klasë të shtatë, i cili punon me disa mësues të lëndëve të ndryshme, mos të ketë nevojë të kalojë nga një platformë tek tjetra, por të punojë me një platformë të vetme”, sqaron ajo duke theksuar se kjo nuk nënkupton që do të përjashtohet puna përmes rrjeteve sociale:

“Kjo nuk do të thotë që do të përjashtojmë punën përmes rrjeteve sociale. Ëhatsapp-i është një platformë, e cila përdoret nga të gjithë mësuesit. Platformat e tjera si Google Classroom psh. përdoret nga një pjesë e mësuesve dhe nxënësve apo prindërit e tyre. Pra, nëse duam gjithëpërfshirje dhe të sigurohemi që të gjithë mësuesit dhe të gjithë nxënësit janë në komunikim me njëri-tjetrin, duhet të lejojmë edhe rrjetet sociale, konkretisht ëhatsapp-in”, shprehet ministrja dhe gjen rastin të falënderojë të gjithë prindërit për mirëkuptimin që kanë patur për mësuesit, të cilët në këtë fazë kanë testuar ndoshta platforma të ndryshme me nxënësit e vet derisa kanë gjetur atë që është më e përshtatshme për të gjithë.

Ministrja Shahini adreson sërish një pyetje që vazhdon të vijë nga shumë nxënës, e cila ka të bëjë me provimet e maturës. Ajo shprehet:

“Unë besoj se tashmë jemi qartësuar të gjithë se provimet do të mbahen. E vetmja arsye që do të bënte të mos mbaheshin provimet është nëse qëndrojmë të izoluar deri në qershor apo korrik. Kjo nuk e besoj se do të ndodhë, por edhe nëse ndodh, atëherë do të marrim një vendim tjetër. Deri atëherë, duhet të llogarisim se provimet kombëtare do të bëhen. Ne thjesht do të sigurohemi që temat të cilat nuk jemi të sigurtë se janë zhvilluar aq sa duhet në kushte shtëpie të mos jenë të vendosura në formë pyetjesh në testin kombëtar”, sqaron ministrja Shahini dhe shton se:

“Kështu që maturantët besoj se po e kalojnë këtë kohë duke mësuar, duke thelluar njohuritë e tyre në temat që do të pyeten për provimet kombëtare, duke ushtruar pyetjet e ndryshme që janë në dispozicion tek ëebsite-i i Qendrës që Shërbimeve Arsimore – pyetje nga provimet e mëparshme të maturës, të cilat japin një orientim se çfarë lloj pyetjesh mund të kenë në provimin e maturës”.