BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Politike

Meta akuzoi Kuvendin dhe Komisionin e Ligjeve si ‘falsifikatorë’, reagon Manja dhe i jep ‘shuplakën’ e rëndë Presidentit: Del çdo 2 orë në konferencë! Grushti i shtetit në oborrin e presidencës!

Meta akuzoi Kuvendin dhe Komisionin e Ligjeve si

Menjëherë sapo Presidenti Ilir Meta denoncoi dhe publikoi si fakte të reja se Kuvendi ka mashtruar dhe Komisioni i Ligjeve ka falsifikuar raportin e përgatitur për votimin e dy ndryshimeve për emërimin e Gjykatës Kushtetuese, ka ardhur reagimi i Ulsi Manjës.

Në funksionin e kreut të Komisionit të Ligjeve, në një deklaratë për report TV, Manja u shpreh se një gjë e tillë është krejtësisht e pavërtetë dhe se të gjitha akuzat e bëra, përfshirë këtu edhe akuzat për "grusht shteti", shprehet se ekzistojnë vetëm në mendjen e Metës.

"Nuk dua ta prish këtë atmosferë feste me Ilir Metën, si Ilir dhe si president. Unë dje kisha mbledhje për shkarkimin e Metës, aktiviteti i Komisionit është transparent, të gjitha dokumentet janë në faqen onilne. Meta del çdo dy orë në konferencë, është e drejta e tij. Sot jemi në ditë feste, por për presidentit kam vetëm një përgjigje. Aktiviteti i Kuvendit, është transparent e botuar në faqen zyrtare, nuk meriton një përgjigje tjetër. Dje kishim seancë dëgjimore, kreun e KED dhe nga sa Dvorani deklaroi kemi qëndrime të kundërta. Nëse ka marrë flamurin e mbrojtjes së Kushtetutës, atë e ka për detyrë kuvendi dhe i respekton të gjitha standartete .

Nuk ka asnjë situata konfliktuale, e gjitha është tek mendja e presidentit. Të gjitha pretendimet t'i adresojë në istitucione, por jo të interpretojë Kushtetutën, çdo lloj rrahje gjoksi është një retorikë politike. Grushti i shtetit? Nuk kam koment, është unik në llojin e tij, ku një president thërret në protestë për të mbrojtur kushtetutën. Është tërësisht grushti shtetit është brenda atij oborri dhe mendjes se atyre 30 viteve ", tha Manja.

Më të lexuarat