Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Meta-Berisha në alarm, SHBA mesazh filo-rusëve me dërgimin e Haradinajt në Gjykatën Speciale, presidenti e ish-kryeministri nisin sulmet

Postuar: 20/07/2019 - 13:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar dje një mesazh të qartë për këdo që i sfidon. Ramush Haradinaj ka dhënë dje dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës, pasi Gjykata Speciale e ngritur për krimet e luftës, ka ngritur akuza ndaj tij. Haradinaj përmes një deklarate për mediat tha se do i përgjigjet drejtësisë. Parlamenti i Kosovës e miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën Speciale në fillim gushtin e vitit 2015-të, duke saktësuar se institucioni me dhomat e specializuara do të vepronte në Hagë, nën ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë. Ideja për themelimin e kësaj gjykate pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për trafikim organesh në Kosovë, që lidheshin me përfshirjen e disa ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës. Haradinaj është i pari zyrtar i lartë që do të përballet me këtë gjykatë. Por akuzat ndaj tij vijnë në një periudhë shumë delikate. Haradinaj ishte i vetmi që sfidoi SHBA e BE mbi taksën ndaj Serbisë. Po ashtu, ai sulmoi ashpër amerikanët mbi idenë e një pakti për kufirin. Thaçi kërkonte ndërhyrjen e SHBA dhe ishte ai që hodhi idenë e rishikimit të kufijve. Dyshimet janë se Haradinajn e morën në qafë kritikat ndaj amerikanëve dhe qëndrimi kundër planeve të tyre. Por një pyetje tjetër që shtrohet është: A e mori në qafë presidenti Ilir Meta, Ramush Haradinajn? Presidenti shqiptar reagoi dje duke treguar qartë se është alarmuar, pasi flet për presione. “Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, tha ai. Kufiri i Kosovë se ndau Tiranën e Prishtinë në dy kampe, Rama e Thaçi u bënë bashkë pro rishikimit të kufijve, ndërsa Haradinaj dhe Meta ishin bashkë kundër rishikimit. Meta ishte ai që i “frynte në vesh” Haradinajt dhe trumbetonte ndarjen e Kosovës, duke sfiduar në këtë mënyrë amerikanët. Dorëheqja pa rezistencë e Haradinajt dhe ngritja e akuzave nga një gjykatë me anëtarë të huaj, është një mesazh i qartë i SHBA për këdo që i sfidon. Por me reagimin e djeshëm duket se dhe presidenti Meta e ka marrë mesazhin.

Fati i Ilir Metës

Teksa Haradinaj doli disa herë kundër amerikanëve, të njëjtën gjë bëri Ilir Meta. Ky i fundit përveçse doli kundër planit amerikan për Kosovën, ka nisur një sulm të paprecedentë si ndaj reformës në drejtësi dhe vetë ambasadës së SHBA. Nuk ka ditë që Meta të mos sfidojë amerikanët dhe gjithë ndërkombëtarët. Ai i akuzon se bënë që reforma në drejtësi të kapet nga qeveria. Por mesazhet në drejtim të presidentit shqiptar kanë qenë të shpeshta ditët e fundit. Mathew Palmer ja bëri të qartë për 30 qershorin, ndërsa Philip Reeker ishte i prerë për reformën në drejtës që nuk negociohet. Por akuzat për Haradinajn duket se janë një mesazh i qartë nga amerikanët se filorusët dhe ata që nxisin përçarje përfundojnë keq. Haradinaj njihet si proamerikan, por Meta është akuzuar si pro rus. Fakti që Presidenti shqiptar loboi fort që të bllokohej pakti Kosovë-Serbi të bën të dyshosh se dhe Meta është në syrin e amerikanëve. Edhe te ne shumë shpejt do ngrihen Gjykata dhe Prokuroria Speciale. Në Kosovë puna do nisë me kryeministrin, ndërsa në Shqipëri nuk është çudi të nisë me Presidentin. Fati i Metës është në duart e Zotit dhe me reagimin e djeshëm tregohet qartë paniku që e ka kapur presidentin shqiptar.

Fati i Berishës

Përveç Metës, SHBA dërgoi një mesazh dhe për Sali Berishën. Dhe ky i fundit është kundër kufijve dhe dje në reagimin e tij e ka treguar qartë se akuzat për Haradinajn lidhen me këtë çështje. “Me këtë rast unë shpreh nderimin tim të palëkundur për veprën dhe aktin e tij burrëror të Ramush Haradinajt dhe besimin e palëkundur në drejtësinë ndërkombëtare, e cila e ka shpallur atë dy here të pafajshëm. Unë gjithashtu iu bëj thirrje forcave politike në Kosovë, qytetarëve të saj dhe mbarë kombit shqiptar të kundërshtojnë me vendosmëri të palëkundur të gjitha përpjekjet, prapaskenat për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës të projektit të Serbisë së Madhe të Vuçiç, argatëve të tij shqipfolës, albanofobe, Zografit Bis, Miladinit shqipfolës Baton Stanishiqit që festojnë sonte dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe thirrjen e tij nga Gjykata e Hagës”, tha ai.

Kliti Topalli

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 22:18

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa paralajmëroi edhe një aksion mbarëkombëtarë për përmbysjen e tij.

Postuar: 23/08/2019 - 21:08

Shtatori pritet të sjellë zhvillime të forta, sa i takon krizës politike në vend.

Postuar: 23/08/2019 - 20:30

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë!

Postuar: 23/08/2019 - 20:12

Shkodra po kalon një situatë mjaft të paqartë, pas dorëheqjes në marrjen e detyrës nga kryebashki

Postuar: 23/08/2019 - 20:02

Një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, jep dorëheq

Postuar: 23/08/2019 - 19:55

Kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot Europa

Postuar: 23/08/2019 - 19:20

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës, Voltana Ademi do ta ketë mjaft të vështirë e me pikëpyetje ush