BREAKING NEWS

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, zbardhen dyshimet e para

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, zbardhen dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja
x
BREAKING NEWS

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton
x
BREAKING NEWS

"Rama po leh si qentë e rrugës", nënkryetari i PL-së shpërthen ndaj kryeministrit: Hidhu dhe perdridhu sa te duash Edvin...

"Rama po leh si qentë e rrugës", nënkryetari i
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të
x
BREAKING NEWS

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me
x

Politike

Meta-Berisha në një linjë, përgatiten për dhunë në 6 dhjetor, mesazhe, presione e paralajmërime ndaj ndërkombëtarëve, zbardhet skema si do të futet në “kurth” Edi Rama

Meta-Berisha në një linjë, përgatiten për dhunë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi dje një takim në selinë blu me Sali Berishën dhe duket se do ta vazhdojë ta mbështesë atë në protestën që ka paralajmëruar më datë 6 dhjetor, kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Takimi i Metës me Berishën dje vjen pas disa të tillëve të zhvilluar gjatë ditëve të fundit, duke treguar se ata janë në një linjë, ku kryefjalë kanë “dhunën” dhe “presionet ndaj qeverisë dhe ndërkombëtarëve”. Por më shumë detaje rreth përgatitjen për protestë, kanë dhënë dje ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta, të cilët, madje kanë treguar edhe kurthin që i kanë ngritur kryeministrit Edi Rama. Fillimisht ka qenë Meta, i cili dje pas daljes nga takimi me Berishën, theksoi për mediat se në datën 6 dhjetor do të protestohej para kryeministrisë përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit.  Lideri i partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi se do të ishte i pranishëm në protestën e 6 dhjetorit të cilën e konsideroi si një manifestim paqësor. Duke u përgjigjur ndaj refuzimit të kërkesës për protestë nga ana e policisë, Meta tha se kryeministri Edi Rama ishte i vetmi që cenonte rendin dhe sigurinë. Ai theksoi se qëllimi i vetëm ishte informimi i liderëve të Bashkimit Europian mbi gjendjen ku ndodhej vendi.“Jemi për Shqipërinë europiane jo për regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen shteti dhe minimin e procesit të integrimit europian për vite të tëra. Sigurinë e Europës e cenon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer shqip në një bazë për të gjitha llojet e trafiqeve”, tha Meta.

Berisha: Në 6 dhjetor, të gjithë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Nga ana tjetër, edhe ish-kryeministri  Sali Berisha, në një takim me banorët e njësisë 5 në Tiranë foli dje për protestën, të cilën e ka paralajmëruar të mbahet më datë 6 dhjetor. Berisha theksoi se në këtë datë të gjithë duhet të jenë në shesh kundër keqqeverisjes dhe abuzimit të Edi Ramës. “Po të marrim se pse ne do të jemi në datën 6 në protestë, unë ftoj liderët e BE-së që ta marrin këtë prani, si një përshëndetje dhe nderim ndaj tyre vlerave të tyre. Por kjo është vetëm një anë e medaljes. Ne jemi në rrugë e në shesh për të protestuar kundër armikut të vlerave evropiane në Shqipëri, Edi Ramës dhe regjimit të tij. Këtu nuk fshehim asgjë, përkundrazi, ne dalim në datën 6 për të ju thënë liderëve të Europës, se ky nuk përfaqëson jo popullin opozitar, por as popullin shqiptar dhe ky është një armik i të gjitha vlerave themelore mbi të cilat është ndërtuar shoqëria. Është armik i votës së lirë të shqiptarëve, është një armik të drejtave të tyre, i identitetit, kulturës dhe pasurive të tyre publike, fondeve buxhetore dhe të ardhmes së tyre. Në tërë historinë të ardhmen e shqiptarëve nuk e ka vjedhur kush më barbarisht se Enver Hoxha dhe Edi Rama. Dhe me 6 dhjetor, ai që i thotë vetes shqiptar, ai që e ndjen veten shqiptar nuk mund të jetë tjetër, veç në protestë, në protestë të fuqishme kundër Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet”, deklaroi ai.

“Foltorja” zbardh skemën

Më tej ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar ato që jetojnë në Tiranë që kanë familjarët e miqtë e tyre nga rrethet që të hapin dyert e shtëpive të tyre që me datën 5 Dhjetor, pasi ai dyshon se rrugët mund të bllokohen ditën që është thirrur protesta. “Ju ftoj këto ditë që kanë mbetur të bëjmë gjithçka për praninë më masive që ka njohur Tirana. Meqenëse ky është i tmerruar nga kjo protestë dhe ka arsye se do ta nxjerrë ashtu siç është para liderëve europianë, ky mund të bëjë dhe bllokime rrugësh dhe mijëra e mijëra demokratë nga rrethet mund të kenë vështirësi që të vijnë ditën e protestës. Prandaj, ftoj ta shndërrojmë datën 5 Dhjetor, të hapim dyert tona për të gjithë miqtë, të afërmit, familjarët që i kemi në rrethet tjera, t’i ftojmë në Tiranë për të protestuar me datën 6 të gjithë së bashku”, nënvizoi Berisha.

Më të lexuarat