BREAKING NEWS

“Sulme kibernetike në Shqipëri, Berisha plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Janë të përfshirë edhe grupe nga Rusia dhe Serbia, ja pse Rama ua fsheh informacionet qytetarëve

“Sulme kibernetike në Shqipëri, Berisha plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të organizohen primaret në PD

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të
x
BREAKING NEWS

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por unë të vras me gurë”, Lorenc Vangjeli: Nën maskat e policëve, portreti i çdo shqiptari mosmirënjohës

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por
x
BREAKING NEWS

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja
x
BREAKING NEWS

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”, Artan Hoxha ngre shqetësimin e madh për Shkodrën: Nuk është vetëm krimi!

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”,
x
BREAKING NEWS

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA përfundon në SPAK

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA
x

Politike

Meta-Berisha paralajmërojnë trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, ja çfarë po gatuhet në prapaskenë

Meta-Berisha paralajmërojnë trazira, rezistencë dhe protesta pa

Dyshja Meta-Berisha kanë paralajmëruar trazira në vend. Ata kanë deklaruar se do të organizojnë protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sa i përket paralajmërimeve për protesta në shtator, thotë se do të bashkëpunojnë me çdo forcë politike, duke iu referuar kështu edhe Sali Berishës e ‘Rithemelimit’.“Ne do të dalim në përkrahje të çdo iniciative qytetare, të çdo proteste. Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. Kjo i ka ndodhur popullit tonë vitet e undit. Ky është zgjim i pandalshëm. Ne bashkëpunojmë me çdo forcë politike, me çdo grup interesi për të vendosur llogaridhënien urgjentisht në këtë vend. Ky është proces i pandalshëm. Historia ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Këto borxhe ku do i fusë Rama shqiptarët, do i paguajë vetë atij”, tha Meta. Një thirrje e kishte edhe për punonjësit e administratës publike. Ai tha se ata nuk duhet që të lejojnë që të përdoren nga të tjerët. “I bëj thirrje punonjësve të administratës të mos përdoren si bedela (ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese). Kemi të bëjmë me aventurierë që në fund fare do thonë fajin e keni ju se ne me kartelë ishim”, tha Meta. Ai pretendon se synimi i vetëm i qeverisë Rama është të largojë shqiptarët nga vendi dhe të sjellë shtetas të huaj. Ky reagim i ish presidentit vjen pas vendimit të Këshillit të Ministrave që tregon se  qeveria vendosi zbatimin e procedurave të koncesionit/partneritet publik privat në sektorin e programeve të shtetësisë.“Nëse do të merremi me të gjitha skandalet që prodhon çdo ditë kjo qeveri, merremi. Por është edhe dëshira e kësaj qeverie që të zhvendosim vëmendjen nga prioritetet më të mëdha të vendit tonë. Kjo është një aventurë, siç është aventurë e shpallur që të lëmë të ikin shqiptarët se na vijnë punëtorë nga Bangladeshi e me ata do të anëtarësohemi në BE. Dhe kjo është në vazhdën e kësaj logjike. Të ikin shqiptarët dhe të sjellim të pasur. Qëllimi është t’i kthejmë ose në shërbëtorë ose ata që kanë mbetur këtu në emigrantë. Këto janë skenarë që nuk do të funksionojnë këtu. Edhe atje e kanë mendjen tek kullat dhe metrat katrorë se kështu nisi kjo punë”, tha Meta.

Shehu: Epoka e protestave ka nisur

Ndërkohë nga ana tjetër, edhe “Foltorja” e Berishës ka paralajmëruar protesta. Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi se në vend ndihet nevoja e protestave. Ai tha, se në vazhdim do të organizohen protesta dhe se ka një sinkron mes forcave opozitare.“Epoka e tyre ka nisur. Të jeni të bindur se do vazhdojnë me mobilizime të mëdha të opinionit publik. Ky është një regjim që nuk përmbyset me votë, por me protesta. Kjo është me rëndësi dhe kemi një sinkron mes forcave opozitare dhe PD dhe Partisë së Lirisë dhe forcave të tjera, që kanë një qëllim, të shpëtojnë Shqipërinë nga ky regjim. Për ringjalljen e shpresës, që të ndalojë kjo zbrazje e vendit. Është katastrofë për këtë vend që rrezikon mosekzistencën e vetë, për shkak të largimit”, pohoi mes të tjerash Shehu.

Më të lexuarat