BREAKING NEWS

Dy anije gjigante 250 metra të flotës ruse do kalojnë pranë Shqipërisë, anija cisternë dhe shoqëruesi i saj misterioz po i drejtohen...

Dy anije gjigante 250 metra të flotës ruse do kalojnë pranë
x
BREAKING NEWS

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja mori përpara tre kalimtarët, vdes në spital njëri prej tyre (EMRI)

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na
x
BREAKING NEWS

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e kërcyer në bodrumet e politikës shqiptare

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e
x
BREAKING NEWS

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, nëse nuk do jetë më deputet ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali
x

Politike

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe

Presidenti në ikje, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha po tregojnë çdo ditë se janë bashkë dhe kanë qëllim rrëzimin e qeverisë “Rama 3”. Gazeta “SOT”, ka mësuar se presidenti Meta dhe ish-kryeministri Berisha po punojnë fort në prapavijë, në mënyrë që të përgatisin terrin për të çuar vendin drejt protestave dhe kaosit, me qëllimin e vetëm rruajtjen e statuskuosë së tyre dhe interesat e tyre të ngushta financiare dhe politika. Si qytetarët, ashtu edhe mazhoranca socialiste, madje edhe fraksione brenda Partisë Demorkatike dhe ndërkombëtarët, kërkojnë që drejtësia e re e udhëhequr nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar të çojë para drejtësisë këtë dyshe që ka dominuar politikanë shqiptare për 30 vjet. Por të ndodhur përpara këtij presioni të madh, Meta dhe Berisha si dy antiamerikan të thekur që janë, kjo pasi i pari është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa i dyti pritet të shpallet i padëshiruar nga amerikanët sapo të zhveshë kostumin e Kreut të Shtetit, kanë nisur të joshin besnikët e tyre për t’i përdorur “si mish për top”. Mësohet se veç thirrjeve e deklaratave të forta në media dhe në publik për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga “Foltorja” LSI më 7 korrik, Berisha dhe Meta po bëjnë për vete ithtarët e tyre, duke përdorur kauza si rritja e çmimeve, apo skandalet korruptive të qeverisë dhe shpopullimin e vend. Mësohet se dyshja anti-amerikane Berisha-Meta, ka kërkuar nga mbështetës e tyre që të jenë në gatishmëri dhe se më 7 korrik, duhet t’i tregojnë forcën qeverisë gjatë tubimit të thirrur. Pra si Meta, ashtu edhe Berisha, paralelisht me thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, po aplikojnë në mënyrë shumë të fshehtë strategji të ndryshme për të mbështetësit e tyre që t’i ndjekin ata në betejën e nisur tashmë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Thënë troç, presidenti në ikje, Ilir Meta dhe kreu i “Foltores”, Sali Berisha po shfaqen si “djalli” që për interesat e tyre janë gati të citojnë Biblën, vetëm e vetëm që të mos cenohen dhe “mos iu hyjë gjemb në këmbë”.

Meta bën thirrje për bashkim

Megjithatë për të treguar se qytetarë për të janë të parët, presidenti Ilir Meta ka reaguar dje lidhur me artikullin e publikuar nga “Zëri i Amerikës”, ku zbulonte se në 6 vite e fundit nga Shqipëria janë larguar 220 mijë qytetarë. Sipas Metës, kjo tregon se ka një axhendë të qëllimshme që tenton të falimentojë Shqipërinë si komb. Presidenti thekson se nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët. “Axhenda e qëllimshme antikombëtare për shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë është një fakt i qartë. Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor. Është detyra e të gjithëve të unifikohemi pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën. Nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve. Të bashkojmë energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane! Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!”, shkruan Meta.

Berisha bën thirrje për protesta

Ndërkohë në të njëjtën linjë me Metën, është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili gjatë ditëve të fundit kryefjalës të axhendës së tij politike ka pasur protesta dhe revoltat. Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha bëri thirrje të vazhdueshme për protesta në të gjithë vendin, gjatë gjithë ditëve të javës që lamë pas.  “Në një tryezë me aktivistë të shoqërisë civile, kryefjala ishte një dhe vetëm një: protestë. Qytetarët shqiptarë, duke nisur nga interesi i tyre kombëtar, tek shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh; ndjejnë një thirrje të brendshme se duhet me çdo kusht të marrin në dorë fatin e tyre dhe vendit të tyre. Kjo protestë është në datën 7 korrik, në orën 19:00, në Tiranë. E gjithë Tirana do të protestojë ndaj qeverisë. Me vendosjen e monizmit, kushtetutshmëria e kësaj qeveria ka rënë në mënyrë përfundimtare”, deklaroi ai. Ndërkohë edhe dje Berisha iu ka bërë thirrje në rrjetet sociale maturantëve që të protestojnë kundër qeverisë. “Nesër, në ora 10:00, maturantët nisin protestën pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi, të cilët me provimin kurth me pyetje jashtë programit, dëshmuan veten armiq të ëndrrave më të bukura rinore! Mbështetje të plotë maturantëve në betejën e tyre të drejtë”, shkruan Berisha.

Më të lexuarat