BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Meta dekreton ligjin “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues” dhe shton goditjet ndaj qeverisë: Mund të ishte dhe më transparent

Meta dekreton ligjin “Për Regjistrin e Pronarëve

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e djeshme ligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues”. Ky ligj ka të bëjë për të gjithë ata që kanë aksione në kompani offshore dhe janë përfitues të drejtpërdrejtë të aktivitetit të tyre, do të jenë të njohur për autoritetet. Pas përfundimit të projektligjit nga ana e qeverisë dhe kalimit në komisionet parlamentare për diskutim e më pas në Kuvend për votim, ky ligj i shkoi për dekretim presidentit Meta. Ky i fundit, në argumentin e tij e ka cilësuar si të rëndësishëm ku sipas tij kanë gjetur vend edhe rekomandimet e Moneyval dhe Këshillit të Europës. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”. Ky ligj është një rekomandim i përsëritur për Republikën e Shqipërisë nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) të Këshillit të Europës, për identifikimin dhe regjistrimin e pronarit përfitues të subjekteve tregtare dhe organizatave jofitimprurëse, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj është një hap para drejt transparencës së zotëruesve të kapitalit të subjekteve tregtare, por që po në funksion të kësaj transparence, mund të kishte përcaktuar edhe më qartë detyrimin për deklarimin dhe regjistrimin e subjekteve, pa kufizime, në raport me aksionet/kuotat të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Më tej presidenti ka deklaruar se zbatimi i këtij ligji duhet të nisë menjëherë. “Ky ligj nuk duhet të jetë një akt që miratohet vetëm për qëllime raportimi pranë Moneyval, por është me rëndësi themeltare për Shqipërinë, të nisë menjëherë zbatimi i tij dhe transparenca me zotëruesit e aksioneve, pa u zvarritur nga Këshilli i Ministrave nxjerrja e akteve nënligjore që mundësojnë fillimin e implementimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më të lexuarat