BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Meta dekreton Lleshin si Ministër i Brendshëm, reagon Astrit Patozi: Ja pse kjo aventurë e rrezikshme mund ta kishte marrë në qafë...

Meta dekreton Lleshin si Ministër i Brendshëm, reagon Astrit Patozi:

Presidenti Ilir Meta e ka dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Pas dekretimit të Sandër Lleshit Ministër të Brendshëm, ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi.

Ai shkruan se Ilir Meta, arriti ta shpëtonte veten nga një gafë e rëndë prej amatori politik në limitin e skadendës së kohës që kishte në dispozicion për dekretimin e ministrit të Brendshëm

Postimi i plotë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, arriti ta shpëtonte veten nga një gafë e rëndë prej amatori politik në limitin e skadendës së kohës që kishte në dispozicion për dekretimin e ministrit të Brendshëm. Jo për pasojat që do të shoqëronin rrëzimin për herë të dytë pa shkak kushtetues të Sandër Lleshit, sepse ato mund të mos vijnë kurrë. Në një vend "sui generis" si Shqipëria është e kotë të parashikosh me saktësi edhe rrugën nga shtëpia për në punë e aq më pak të pretendosh se po luan shah.
Ndëshkimi për zullumqarët e Tiranës, që po presin të vijë nga përtej oqeanit Spartak Ngjela dhe ca të tjerë, nuk është fare çudi që të humbasë rrugën dhe të mos mbërrijë kurrë në destinacion. Sepse në Shqipëri duket ka një pakt të pashkruar mes palëve të korruptuara që mishin t'ia hanë, por kockën t'ia lënë njëri-tjetrit dhe kjo mund t'i shtyjë pambarimisht ose t'i dështojë për fare proceset.
Mund të ketë shumë njerëz që e mendojnë dhe e lidhin ndryshimin e kursit të Metës me presionin e perëndimit dhe me nevojën e SHBA dhe BE për stabilitet dhe bashkëpunim të pakushtëzuar në Shqipëri. Jo se ky aspekt nuk ka rëndësi dhe se nuk ndikon tek udhëheqësit tanë, por unë mendoj se nuk ka qenë ky vektori kryesor që solli në vendimin e sotëm të Presidentit të Republikës. 
Ilir Meta sot ka thirrur në ndihmë instiktet e një politikani me eksperiencë, pavarësisht se ballkanik, të cilat i kanë ndezur atij llampën e kuqe të rrezikut. Ai thjesht ka kuptuar, më në fund që, pavarësisht yshtjeve që i vinin nga servilët e oborrit të vet dhe nga opozitarët e dëshpëruar, mosdekretimi i Lleshit do të ishte në finale tamam dhuratë e dëshiruar në një ditë të vështirë për Edi Ramën.
Sepse do ta viktimizonte atë dhe do ta kalonte menjëherë të drejtën në anën e tij, duke e vizatuar, në rastin më të mirë, si të keqen më të vogël. Nga ana tjetër, do të unifikonte si me shkop magjik në krah të Edi Ramës çdo rilindas qejfprishur me të, për shkak se do ta perceptonin të gjithë se po sulmoheshin pa të drejtë nga një "armik i jashtëm". Dhe kjo ndodh kudo me çdo parti politike, në Shqipëri apo gjetkë.
Është pak a shumë kjo logjika e ftohtë dhe jo emocionet për rivalin e fortë në kryeministri dhe as hallet e opozitës së atrofizuar, jo për faj të tij, ato që e kanë shtyrë Ilir Metës që t'i japë drejtim e ta dekretojë Sandër Lleshin. Duke evituar ndërkohë një njollë të errët dhe të pariparueshme në karrierën e vet të admirueshme politike, në aspektin e roleve që ka pasur, si askush tjetër deri tani, edhe President, edhe Kryeministër, edhe Kryetar Parlamenti.
Ndaj mos e lexoni tërheqjen e Metës as si zbythje nga brenda dhe as si frikë nga jashtë, sepse nuk është aspak e tillë. Është taktikë e pastër e një politikani të sprovuar, i cili mat forcat, nuk i dalin llogarit dhe ndërkohë përgatit lëvizjen apo goditjen e radhës. Janë idjotë ata që kanë menduar se Ilir Meta do të sakrifikonte veten për t'i dhënë opozitës një peshë që nuk po e fiton dot nga aksioni opozitar Basha-Kryemadhi, i cili qartazi lë shumë për të dëshiruar. 
Presidenti bëri sot gjënë e nevojshme, jo thjesht se përjashtoi krijimin e një precedenti për goditjen e abc-së së shtetit pikërisht nga kreu i tij, gjë që më shumë se për këdo tjetër do të rëndonte mbi atë vetë. Por mbi të gjitha, se ai e shtyu betejën e tij si kryeopozitar me Edi Ramën në një ditë më të përshtashme për opozitën. Dhe kjo është meritë që i duhet njohur, të paktën si perspektivë.
Ndaj duhet thënë se Meta doli në kohën e duhur nga një aventurë e rrezikshme, që më shumë se atë vetë, mund të kishte marrë më qafë shpresat për zgjidhje dhe ngritje të të gjithë opozitës, që e sheh tani atë si figurën e vet më të pushtetshme. Ndaj nga kjo histori mos kujtoni se ka dalë keq Ilir Meta, si president dhe si kryetar de facto i LSI. 
Por sigurisht që sot ngjajnë edhe më qesharakë se më parë disa figurina dhe personazhe groteskë të Tiranës, që u nxituan ta shisnin para kohe si "burrni" dhe si "besë" të Ilir Metës një gjest dhe akt të vrazhdë politik, që nuk të çonte askund. Por, tek e fundit, ata as e kanë problem fare të marrin kthesën e ta kthejnë lekun nga e kundërta, siç u ka ndodhur shpesh në të shkuarën. Sepse, në fakt, ata nuk kanë ndonjë përgjegjësi publike apo politike për të mbajtur, përveç njërit.

Më të lexuarat