
Postuar: 16/11/2018 - 23:50
Deputeti Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se, ka shkelur Kushtetutën në rastin e emërimit ministër të Brendshëm, të Sandër Lleshit.
“Ky shkelës kushtetute do paguhet për të qenë mbrojtësi i parë i Kushtetutës dhe ligjit”, shprehet ligjvënësi demokrat përmes një statusi në Facebook.
“Në Republikën e Pacipësisë derrat janë më të barabartë se qytetarët; nëse i shërben rilindjes me shkelje ligji, je personi më adapt për të qenë ‘rojtari i ligjit’”, shton Salianji.
Reagimi
Republika versus Republika e pacipësisë.
Nëse shkel kushtetutën dhe ligjin republika të izolon në burg, dhe kështu duhet, nuk pyet nëse je i pamundur, nëse e ke shkelur ligjin nga një shkarje e vogël ndërsa ke pire ndonje gotē alklon në timon dhe kështu duhet te jetë.
Madje edhe nëse ke suvatuar shtëpine pa lejen e rilindjes, nëse nuk do të ngrish dhe ndez ngrohësin e nuk e paguan dot energjinë; nëse proteston sepse s’ke mundësi jetese apo cfarëdo shkelje ligji, që qytetarët bëjnë, përfundojnē nën arrest e në burg.
Por në Republikën e Pacipësisë, ku Rama imponon, shkelësi i faktuar, i ligjit më të lartë, Kushtetutës së Republikës, ndërsa provohet si i tillë emërohet Ministër i Brendshëm. Ky shkelës kushtetute do paguhet për të qënë mbrojtësi i parë i Kushtetutës dhe ligjit.
Morali i fabulës: në Republikën e Pacipësisë derrat janë më të barabartë se qytetarët; nëse i shërben rilindjes me shkelje ligji, je personi më adapt për të qënë “rojtari i ligjit”.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/