BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Politike

Meta dekreton ndryshimet e marrëveshjes së 5 qershorit dhe sulmon sërish qeverinë, kërcënon me ngritjen e popullit

Meta dekreton ndryshimet e marrëveshjes së 5 qershorit dhe sulmon

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e djeshme ndryshimet e marrëveshjes së 5 qershorit dhe ka sulmuar qeverinë sërish, duke kërcënuar me ngritje të popullit si në 2 mars. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se Meta ka dekretuar pa vonesë Kodin Zgjedhor të ndryshuar.“Kuvendi i Shqipërisë përmes shkresës Nr.1961 Prot, datë 30.07.2020, ka përcjellë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje, ndër të tjera edhe Ligjin nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, ashtu siç kishte garantuar, ditën e sotme, pa asnjë vonesë, ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, ka njoftuar Presidenca. Më tej zëdhënësi i Presidencës ka shkruar se, ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakordësuara në Këshillin Politik, që sipas tij, mundëson vijimin e sigurt të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusin dhe gjithpërfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend. Sipas Blushit Meta kërkon dialog dhe transparencë ndërmjet forcave politike. “Presidenti Meta, rithekson edhe një herë se, dialogu politik, gjithëpërfshirës, transparent dhe i sinqertë ndërmjet forcave politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe e bën Reformën Zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR, siç ka kërkuar Këshilli Europian në 15 kushtet e vendosura për hapjen e negociatave”, ka deklaruar Blushi.

Meta sulme qeverisë

Por në njoftimin e zëdhënësit të presidentit Ilir Meta nuk kanë munguar as ditën e djeshme sulmet e tij ndaj qeverisë dhe deklaratat për kryengritje të popullit. Meta ka theksuar se gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën dhe ka shtuar se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik. “Për muaj me radhë Presidenti i Republikës ka përsëritur thirrjen që, çdo ndryshim në lidhje me ligje të rëndësishme, duhet të bëhen vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.Presidenti Meta, gjen rastin të falënderojë të gjitha ato forca politike që me angazhimin e tyre të sinqertë dhe vullnetin e treguar në Këshillin Politik, mundësuan arritjen e këtij rezultati në 5 qershor që u kodifikua nga Parlamenti i Shqipërisë në datën 23 korrik përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat dekretohen sot”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Në këtë reagim të zëdhënësit të presidentit Ilir Meta theksohet se Meta do të jetë si gjithmonë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave të patjetërsueshme. Blushi thekson se presidenti nuk do të lejojë askënd që të marrë në dorë fatet e qytetarëve shqiptarë, duke kërcënuar më tej me kryengritje.“Presidenti Meta do të jetë si gjithmonë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave të patjetërsueshme, lirive dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre përballë çdo akti të ndryshimeve të njëanshme, të dhunshme dhe me urgjencë të pajustifikueshme, si ai i Kushtetutës, që asgjësojnë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më të lexuarat