BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Meta dhe Berisha marrin peng protestën për tragjedinë e Himarës, ja si “Foltorja” dhe Partia e Lirisë përvetësuan kauzën e shoqërisë civile

Meta dhe Berisha marrin peng protestën për tragjedinë e

Partia e Lirisë e drejtuar nga ish-presidenti Ilir Meta dhe “Foltorja” e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, duket se po shfrytëzojnë për kredo politike, tragjedinë e Himarës dhe protestat e thirrura për këtë ngjarje të rëndë, ku pak ditë më parë humbi jetën një vajzë 7 vjeçare, si pasojë e papërgjeshmërisë së një ish-funksionari policie. Të enjten që shkoi shoqëria civile organizoi një protestë para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, ndërsa i vendosi ultimatum kryeministrit Edi Rama, që të shkarkojë deri të hënë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi; ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Por ky ultimatum për “kokat” e dy ministrave dhe drejtorit të policisë, është i injoruar nga kryeministri Rama, ç’ka ka detyruar shoqërinë civile të dalë sërish sot pasdite në protestë. Në protestën e mbajtur javën që shkoi, u panë shumë politikanë dhe eksponentë të Partisë së Lirisë dhe “Foltores”, teksa rra në sy prania e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Mirëpo këtë të fundit, duket se po shfrytëzojnë këtë rast, ku jovetëm që kanë përvetësuar kauzën e shoqërisë civile, por tre ditët e fundit iu kanë bërë thirrje militantëve të partive respektive që t’i bashkohen tubimit të sotëm. Pra, Berisha dhe Meta, përmes kësaj lëvizje, ndonëse në protestën e së enjtes deklaruan se ishin atje si qytetarë dhe jo si politikanë, synojnë ta kapin tubimin dhe kauzën e shoqërisë civile, në mënyrë që ta përdorin politikisht. Vitet e fundit kemi parë që shumë protesta të shoqërisë civile, madje edhe studentëve të kapen nga politika. Dhe mesa duket edhe Meta dhe Berisha po përdorin këtë strategji që një protestë qytetarë, ta kthejnë si “kamxhik” kundër qeverisë. Kështu që edhe Meta dhe Berisha, nuk mbeten pas, pasi ky rast është flagrant dhe i nxjerr ata zbuluar, duke bërë që shumë kauza dhe protesta të “treten si  kripa në ujë” dhe zhdukur si mirazh, për shkak se politika ka futur hundët në to.

“Foltorja” dhe Partia e Lirisë koordinohen

Por sinjale që tregojnë se “Foltorja” e drejtuar nga Sali Berisha dhe Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta, do të vijojnë edhe sot protestën në Tiranë, duke e kapur atë, pasi ajo është thirrur nga shoqëria civile, janë dhen edhe dje. Fillimisht ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se nesër, pra sot, në 19:30 do të mblidhen qytetarët para Ministrisë së Brendshme. Sipas tij, qytetarët kërkojnë shkarkimin e Mirela Kumbaros, Bledi Çuçit dhe Gledis Nanos pas vdekjes së 7-vjeçares Jonada Avdia. “Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre! Sb”, shkruan Berisha. Por pak minuta pas “kushtrimit” të Sali Berishës, ka ardhur edhe reagimi nga Partia e Lirisë, ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sekretari i Ilir Metës, Tedi Blushi, shkruan se nesër, pra sot, do të jenë të gjithë në shesh për të rrëzuar bandën e hajdutëve që qeveris shqiptarët. ““Argëtohuni” sot me Fake-Qeverinë dhe nesër të gjithë në protestë kundër kësaj bande hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe folloëersa nga Bangladeshi”, shkruan Blushi. Pra shohim një kodonim të plotë mes “Foltores” dhe Partisë së Lirisë për të kapur kauzën dhe protestën e shoqërisë civile.

Kujtojmë se nën moton “Drejtësi për Jonadën”, qytetarët do të mblidhen sërish në protestë pasditen e kësaj të hënë, pasi e mitura shtatë vjeçare u vra nga një skaf që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase, teksa po pushonte me familjen në plazhin i Potamit në Himarë. Në protestë do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ndërkohë për deputetin Luan Baçi, i cili ka folur dje në një media, përgjegjësia nis me kryeministrit Rama, pasi siç thotë ai, kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore. Sipas Baçit, qytetarët e kanë humbur besimin te policia pasi më shumë ndihen të dhunuar sesa të mbrojtur.

Tragjedia e Himarës, ja si rrodhi ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.