
I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Meta dhe Berisha tmerrohen nga audio-përgjimet e “21 Janarit”, sulmojnë SPAK dhe i cilësojnë provat e reja shashkë të nivelit ordiner për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 25 Janar 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta duket se janë tmerruar pas daljes së përgjigjeve të reja për masakrën e 21 janarit të vitit 2011, ku gjatë protestë së opozitës së kohës, Garda e Republikës vrau katër protestues në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Fillimisht ka qenë Berisha, i cili ka dalë dje në një konferencë për mediat nga selia blu, teksa është pyetur nga gazetarët lidhur me kallëzimin e bërë nga Ulsi Manja në SPAK për vrasjen e katër protestuesve të “21 janarit”. Berisha u shpreh se nuk dëshiron që të merret me “budallaqet” e Manjës, ndërsa theksoi se nuk i druhet një arrestimi nga SPAK, pasi tha se ai është pa imunitet. “A ka mundësi të qëndrojmë tek çështja kryesore dhe mos merremi me budallaqet e Ulsiut, bodiguardit të Ramës. A ja vlen të merremi me të? Njeriu përgjegjës për ngjarjen është Rama. Nuk kam unë asnjë lloj… unë jam njeri pa imunitet siç e dini…. Pyetjet duhet të ishin për këtë çështje, si mundet media të heshtin para këtij superskandali?!”, deklaroi Berisha. Kujtojmë se, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dorëzuar në SPAK kallëzimin për 21 janarin. Sali Berisha, në cilësinë e ish-kryeministrit, Lulzim Basha ish- ministër i Brendshëm, dhe Ndrea Prendi ish komandat i Gardës, janë zyrtarisht të kallëzuar në SPAK për vrasje në rrethana të tjera cilësuese në 21 janar.
Audio-përgjimi për “21 janarin”, reagon Meta
Ndërkohë, edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ditën e djeshme transkriptimin e publikuar në media për të cilin pretendohet se është pjesë e një audio përgjimi të komunikimit të gardistëve ditën që ndodhi ngjarja e 21 janarit. Duke folur në një konferncë për mediat nga selia e PL, Meta theksoi se kjo është një histori e sajuar me qëllim që të shmanget vëmendja nga skandalet e qeverisë. “Kjo është një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga afera inceneratorëve dhe skandale të tjera. Këto janë histori që nuk i fshehin dot skandalet e Ramës. Tregojnë ca niveli është drejtësia, që hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës. Mashtrimet e Edi Ramës nuk i sheh drejtësia e pavarur, ata të hetojnë edhe para 12 vjetësh edhe para 3 mijë vjetësh, por shqiptarët nuk janë budallenj e shohin sesi po vidhen nga Rama dhe mezi po presin 14 majin për ta ndëshkuar këtë regjim”, deklaroi ai.
Kreu i PL “kërcënon” Ramën
Më tej kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i qartë në qëndrimin për zgjedhjet e 14 majit. Pyetjes së gazetarëve nëse do t’i njohë apo jo zgjedhjet e ardhshme, disa ditë pasi Berisha tha se nuk do t’i pranonte kurrë ato nëse Rama vijon manipulimet, kryetari i Partisë së Lirisë iu përgjigj se opozita do ndryshimin me çdo çmim më 14 maj dhe sipas tij ‘çmimin’ do ta vendosë Rama ‘që vë dorë mbi zgjedhjet’.“Do ta shikojnë te kutitë e votimet nëse dikush vendos të vërë dorë. Më 25 prill diheshin marrëveshjet dhe pazaret dhe kutitë ishin mbyllur. Ishte marrëveshje e përbashkët e të dyve për rezultatin që duhet të dilte. Ne do të luftojmë deri në fund për fitoren e opozitës, për një proces të ndershëm dhe të rregullt. I vetmi i interesuar për prishjen e procesit që po punon për prishjen e tij është Edi Rama dhe marionetat e tij. Ne jemi shumë të qartë në rrugën tonë, ndryshim me çdo çmim. Çmimin le ta caktojë vetë ai që dëshiron të vërë dorë mbi procesin zgjedhor për herë të tretë apo të katërt”, nënvizoi Meta.
Më të lexuarat


“Nuk kërkova interpelancë me hijen e Ramës”/ Bardhi përplaset ashpër me Nikollën: Je kukull e kryeministrit. Kryetarja nxehet dhe e paralajmëron: Tërhiqe fjalën

Kaos në Kuvend, pas lajmit që dha Lindita Nikolla për Edi Ramën, merret vendimi i menjëhershëm për seancën plenare. Ja çfarë po ndodh

Nikolla jep lajmin në parlament: Ja kujt ia ka deleguar Edi Rama detyrën/ OPOZITA revoltohet dhe i bie me grushta tavolinave

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Ndodh edhe kjo! Kuvendi "zien" nga debati dhe tensionet e forta, deputeti i PS luan shah (FOTO+EMRI)

“Tokë e xanun”/ Balla ironizon keq deputetet e opozitës: Injoranca çohet nga varri kur flet Albana. Nuk më sqaron dot mua

Nuk përmbahet Saimir Koreshi dhe kapet keq me socialistët: Ku e keni atë palaço cirku?!

“Ta mbash mend mirë”/ Situatë kaotike në Kuvend për skandalin e fundit, Baçi paralajmërim Nikollës: Thërrisni Ramën

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent
