BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x

Politike

Meta dhe Kryemadhi në sulm kundër Amnistisë Fiskale dhe inceneratorëve, presidenti i kërkon qeverisë të tërhiqet dhe e cilëson draftin provokim për shqiptarët

Meta dhe Kryemadhi në sulm kundër Amnistisë Fiskale dhe

Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi nuk po ndalen ditët e fundit me sulmet ndaj qeverisë. Dy çështjet më të nxehta ditët e fundit ka qenë projektligji për amnistinë fiskale dhe debati me inceneratorët, ku çifti Meta-Kryemadhi kanë shtuar dozat e akuzave ndaj mazhorancës. Pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë hedhur akuza ndaj mazhorancës për inceneratorët dhe amnistinë fiskale, sulmeve ju është bashkuar edhe Meta. Ai ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga kjo përpjekje, pasi sipas tij qeveria shqiptare ka për detyrë të krijojë kushtet dhe të stimulojë zhvillimin e vendit përmes punës së ndershme. “Bëj thirrje të hiqet urgjentisht dorë nga kjo përpjekje e pashpresë, dhe të zbatohen pa vonesë rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bashkimit Europian, duke u kërkuar ndjesë të gjithë shqiptarëve të ndershëm për këtë provokim të pamerituar”, tha presidenti. Sipas Metës, projektligji për amnistinë do ti shërbente botës së krimit e do të godiste biznesin e ndershëm. Presidenti ka mbështetur të gjitha shqetësimet nga Brukseli mbi projektligjin për amnistinë fiskale dhe penale, të argumentuara që ngrenë alarmin mbi nismën e fundit të Qeverisë, dhe që janë shprehur edhe më herët përmes Rezolutës së Parlamentit Europian së datës 19 maj 2022. Meta në përfundim tha se qeveria shqiptare ka për detyrë të krijojë kushtet dhe të stimulojë zhvillimin e vendit përmes punës së ndershme, konkurrencës së lirë dhe mundësive të barabarta, dhe jo ta shpallë krimin si modelin e suksesit në jetë.

Kryemadhi shton sulmet për inceneratorët

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tregoi ditën e djeshme ato që i konsideron si fakte të reja mbi aferën e inceneratorëve. Edhe pse gazeta ka evidentuar se ato janë thjesht një përsëritje në ato që u thanë në Komisionin Hetimor për inceneratorët të drejtuar nga Jorida Tabaku pak muaj më parë. Kryemadhi tha se në total janë 24 kompani që kanë bërë evazion fiskal në shifrën 189 milionë euro, ku 30 milionë euro sipas saj janë të kompanisë së Klodian Zotos. “Në nëntor i kemi bashkëngjitur edhe evazionin fiskal të nënkontraktorit të koncesionit të Tiranës, Klodian Zoto. Një nga arsyet pse vazhduam më tej, ajo që të lë të dyshosh është që për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit SPAK-u veproi ndërsa për inceneratorin e Tiranës, i kam kërkuar dy herë shpjegime dhe SPAK-u thotë që është në hetim paraprak. Çfarë do të thotë hetim paraprak?! Ministria e Financave vazhdon dhe paguan pafundësisht para për koncesionin e Tiranës. Në nëntor kam dorëzuar një shtesë padi për evazionin e Klodian Zotos. Ajo çka ne po kërkojmë tani, duke hetuar gjithë evazionin fiskal të Zotos, është transparenca. Provat shtesë vijnë të gjitha gjatë rrugës. Komisioni hetimor Parlamentar që u ndërtua me idenë për ta ndihmuar Edi Ramën. Në atë periudhë i dha një prezencë mediatike Ramës. Ajo që themi ne është a është investuar 128 milionë euro?! Por sa është investuar. Çfarë problem ka Prokuroria të bëj një transparencë, Ministria e Financave, holandezi. Deri më sot janë paguar 47 mln euro nga buxheti i shtetit për bashkinë e Tiranës. Çfarë të keqe ka që të dimë çfarë është ndërtuar me 47 mln euro. Ndërkohë që nënkontraktori është në kërkim llogaritë e tij bankare janë të lira. Ti bllokon llogari jo efektive, por llogaria që merr përditë nga 80 mijë dollarë vazhdon të jetë e lirë”, tha ajo. Kryemadhi foli për afro 120 mijë fatura të evazionit fiskal. Ajo konsideron si “trurin” e skemës kryeministrin Edi Rama.

Kryemadhi “përplaset” me ministren Ibrahimaj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në përgjigje të ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, lidhur me aferën e inceneratorëve tha se në deklaratën e ministres kishte shumë luhatje, ndërsa e pyeti atë të tregojë çfarë transparence është bërë në inceneratorin e Tiranës. Kryetarja e LSI u shpreh se ministrja e dinte që kompanitë e denoncuara prej saj janë falso, por sipas Kryemadhit, qeveria nuk i ka kontrolluar magazinat e këtyre kompanive. “Ka një reagim pas kaq kohësh, por jam e bindur se në deklaratën e saj ka shumë luhatje. I kërkoj ministre të tregojë çfarë transparence është bërë në inceneratorin e Tiranës. Nuk është i realizuar. dhe nëse jo, a mund të thotë ministria sa paguar deri tani. Këto 47 mln euro që janë paguar, për çfarë kanë shërbyer? Kjo është detyrë kryesore e Ministrisë së Financave për të shpjeguar se ç’bëhet me paratë e buxhetit. Unë e di mirë dhe s’ka nevojë të ma thotë ministrja se kompanitë që kam denoncuar janë falso, që nuk kanë mallra në magazinë dhe as njerëz të punësuar. Kemi kontrolluar, në bazë të dokumentacionit që kemi, që këto kompani kanë shërbyer për të bërë gjithë evazionin fiskal të Klodian Zotos dhe kompanive të tjera. A i keni kontrolluar magazinat e këtyre kompanive? Pyes unë sot ministren e Financave”, tha Kryemadhi.

Më të lexuarat