BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Politike

Meta drejt arrestimit?/ Ish deputeti i njohur dërgon prova të reja në SPAK për ish presidentin

Meta drejt arrestimit?/ Ish deputeti i njohur dërgon prova të reja

Ish-deputeti Halit Valteri ka dorëzuar sipas tij prova të reja në SPAK në lidhje me kallëzimet për familjen e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Unë jam thirrur njëherë për të dhënë shpjegime, pres të thirrem sërish nga autoritetet”, u shpreh Valteri nga Prokuroria e Posaçme.

“Kemi bërë dy kallëzime penale për grupin e koorporatës "Lëvizja Socialiste për Integrim", ish-presidentit e Republikës dhe partinë e tij familjare. Sot kemi ardhur të paraqesim në SPAK përsëri prova të reja ku ka kontrata të firmosura nga vetë Ilir Meta me kompaninë lobuese "Dutko", ku e çon totalin e të gjithë pagesave të lobimit në 1.2 mln dollarë të paguara nga taksat e shqiptarëve për të bërë pagesa lobimi në SHBA.

Janë prova që i kemi paraqitur dhe më parë, kemi sjellë dhe të tjera së bashku me sqarime të bëra për pika në dosje. Janë pjesa më e madhe e kontratave të nxjerra nga fara dhe SPAK nuk ka cfarë të presë më, të bëjë atë që presin të gjithë shqiptarët, arrestimin e Ilir Metës. Nuk jam i autorizuar të them se ku ka arritur puna e SPAK, por di që ka ecur para. Meta është nën hetim dhe së shpejti me provat e grumbulluara, shqiptarët do të kenë një ish president e ish kryeministër të arrestuar”, tha Valteri.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme: 

Prokuroria e Posaçme për hetimin e nisur për dosjen e lobimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të kërkojnë informacion në Qipro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SPAK me anë të letër porosive do të mundohet të sigurojë prova në Qipro për kompaninë Dorelita Limited, e cila drejtohet nga avokati Iraklis Fidetzis.

Ky i fundit, sipas kallëzimit të bërë nga ish-deputeti Halit Valter është lidhja e Vangjel Tavos.

Valteri kërkon që SPAK të faktojë se si kanë shkuara rreth 700 mijë dollarë në Qipro të cilët me pas Dorelita Limited i ka kaluar në SHBA për të lobuar që Ilir Meta të zhvillonte takime më kongresmenë amerikanë.

SPAK me atë të kësaj letër porosie do të saktësojë zyrtarisht nëse LSI ka qenë kliente e Dorelita Limited dhe në cilën formë është kryer transaksioni.

Ndërsa në SHBA do të kërkohet po në formën ligjore mënyrën si është paguar McKeon Group , kompania që sipas Halit Valterit ka caktuar takimet e kryera nga Ilir Meta në 2017.

Pjesë e këtyre pagesave është edhe marrja pjesë në inaugurimit e ish-presidentit Donald Trump apo takime të tjera me zyrtarë amerikan.

Ndërsa në Shqipëri SPAK është duke mbledhur informacion nga një sërë institucionesh për dy kallëzimet e Valterit.

Ish deputeti e akuzon Metën edhe për 30 dosje korrupsioni së bashku me Monika Kryemadhin dhe disa zyrtarë të LSI.

Më të lexuarat