BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Meta: Fuqizimi politik i gruas sjellë fuqizim ekonomik e social

Meta: Fuqizimi politik i gruas sjellë fuqizim ekonomik e social

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim me vajza dhe gra, banore të Njësisë 2 në Tiranë, ku të pranishme ishin edhe Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, etj.

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit, z. Meta u shpreh se për një shoqëri e shëndetshme na duhet një familje e shëndetshme dhe se për këtë roli i grave, i vajzave, i nënave, është i jashtëzakonshëm, sepse përgjegjshmëria e tyre është maksimale në familje, në komunitet, në rrethin familjar dhe shoqëror.

“Është shumë e rëndësishme që fuqizimi politik i gruas të sjellë një fuqizim ekonomik dhe social që është edhe themeli dhe i një dinjiteti njerëzor të sigurt të çdo gruaje dhe të çdo nëne”, - tha z. Meta, duke theksuar se në të ardhmen gratë do të jenë edhe më të përfaqësuara në vendimmarrje. “LSI kujdeset për vendin. LSI kujdeset për njerëzit. LSI mban fjalën. LSI është një shans për të gjithë. Ne do të bëjmë maksimumin në të ardhmen për t’u përfaqësuar me sa më shumë gra dhe vajza”.

Më tej, Kryetari i LSI-së u shpreh se fokusi duhet vendosur te çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë, me nënat e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë në familjet tona, që ato të kenë një të ardhme më të mirë.

“Në qoftë se për një fëmijë garantohet një e ardhme më e mirë, kjo është për të gjithë familjen, kjo është për të gjithë shoqërinë. Është detyra jonë që të tregojmë, që familjet shqiptare, që nënat shqiptare që gratë shqiptare duan paqe sociale në vend sepse në radhë të parë duan paqe sociale në familjen e tyre, duan një të ardhme të qetë dhe të sigurt për fëmijët e tyre”, - u shpreh z. Meta, teksa nënvizoi se një mundësi më e mirë ekonomike dhe sociale rrit mundësinë e pavarësisë të forcimit të dinjitetit të gruas, të nënës në familje dhe në shoqëri.

“Natyrisht që kjo kërkon edhe një përkrahje më të madhe për të investuar në formimin profesional dhe njëkohësisht për të përshtatur aftësitë dhe kapacitetet e tyre me vendet e reja të punës që duhet të jenë më të mirëpaguara dhe kjo natyrisht që kërkon një politikë më konkrete dhe më aktive”, - deklaroi ndër të tjera Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta.

Më të lexuarat