BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Meta harron që është president, kërcënon sërish Ramën: Hapni listat 100 për qind, ndryshe do të ndëshkoheni nga qytetarët

Meta harron që është president, kërcënon sërish

Presidenti Ilir Meta ka vijuar me sulme dhe akuza të forta në drejtim të mazhorancës edhe gjatë fundjavës. Ndonëse ditën e djeshme ishte e diel, kjo nuk e ka ndaluar kreun e shtetit të shpërthejë në sulme të forta dhe duke kërcënuar kryeministrin Edi Rama. Edhe pse në krye të Presidencës, Meta duket se e ka harruar postin që mban, duke u rreshtuar prej një kohe të gjatë në krah të partive opozitare. Reforma zgjedhore dhe çështjet që nuk po gjejnë dakordësi mes palëve, listat e hapura dhe formula e koalicioneve është përdorur nga Meta si preteksti i radhës për të sulmuar mazhorancën. Duke iu referuar draftit që Partia Socialiste dorëzoi në tryezën e Këshillit Politik ditën e premte, presidenti u shpreh se ky ishte një draft i pasinqertë, duke i kërkuar Ramës që të hapë listat 100 për qind ose në të kundërt do të ndëshkohet nga qytetarët, të cilët sipas tij do i largojnë nga qeveria. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta i ka kërkuar shumicës të mos shkelë marrëveshjen e nënshkruar me ndërkombëtarët. “Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh. Mos kini frikë nga hapja e listave! Hapni listat ose largohuni”, u shpreh presidenti Ilir Meta në një postim të tijin në rrjetin social Facebook. Mazhoranca dhe opozita braktisën tryezën e Këshillit Politik të premten pasi nuk gjetën konsensus për t’i kërkuar ODIHR një ekspertizë më të thelluar mbi formulën e koalicioneve, teksa socialistët kanë deklaruar se edhe të vetëm do ta kalojnë brenda 30 shtatorit draftin e tyre në Parlament.

Ja sulmet e tjera të Metës

Në më pak se një javë, presidenti Ilir Meta e ka shtuar dozën e sulmeve në drejtim të mazhorancës. Ditën e shtunë, presidenti Meta ka qenë i ashpër lidhur me draftin e propozuar nga PS-ja për hapjen e listave. Për kreun e shtetit, propozimi i socialistëve nuk është një hapje e listave në masën 100%. Duke i quajtur me nota ironie "shakaxhinjtë e integrimit", Meta nuk i ka kursyer kritikat për Kuvendin, sipas së cilit "edhe një kooperativë ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. “Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit””, shkruan Meta. Ndërsa ditën e premte, presidenti gjatë një konference për media, Meta i ka cilësuar ndryshimet kushtetuese si të njëanshme dhe të ngjashme me grushtin e shtetit, por ai ka kujtuar se grushti i popullit është më i fortë. “Para pak ditësh lexova një artikull dramatik se në Shqipëri po ikin më shumë njerëz tani se në vitet ‘90. Kërkoj t’i qëndrojmë marrëveshjes së arritur në 5 qershor, të mos devijojmë asnjë milimetër, të mos përdorim gjoja lista të hapura për të prishur marrëveshjen. Përshëndes opozitën që ka qenë e hapur për lista 100% të hapura. Në rast se mazhoranca nuk dëshiron të hapë listat e saj s’ka pse pengon forcat e tjera të hapin listat. Nëse kemi një shkelje të njëanshme si me rastin e ndryshimeve kushtetuese atëherë është e qartë që kemi tentativë për grusht shteti, por grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit, është më i madh grushti i popullit”, u shpreh Meta.

Më të lexuarat