Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Meta i përgjigjet Thaçit për paisjen me pasaportë shqiptare: S’e zgjidh problemin e Kosovës

Postuar: 13/10/2017 - 13:10

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar sot kërkesën e homologut të tij Hashim Thaçi për të pajisur me pasaporta shqiptare qytetarët kosovarë. Në një intervistë për “Radio Televizionin e Kosovës”, Meta pohoi se kushtëzimi i qytetarëve kosovarë është jo i drejtë.

“Kërkesën e Thaçit për pasaportat e vlerësoj si një protestë në emër të drejtave të qytetarëve të Kosovës. Kushtëzim jo i drejtë dhe racional i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me çështjet e demarkacionit. Kosova i ka plotësuar të gjitha detyrimet që burojnë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizove. S’është e drejtë që pas kaq vitesh qytetarët e Kosovës të jenë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që të mos i gëzohen liberalizimit të vizave. Po të varej prej meje dhe për dëshirën e institucioneve të tjera të Shqipërisë kjo gjë do të ishte bërë që dje e jo që sot. Kjo nuk është një zgjidhje, as afatshkurtër dhe as afatgjatë për qytetarët e Kosovës”, tha Meta.

Mes të tjerash ai theksoi se marrja e nënshtetësisë shqiptare për t’iu gëzuar liberalizimit të vizave s’e zgjidh problemin e zhbllokimit të proceseve integruese të Kosovës. “Shqipëria është nën monitorim nga vendet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian mbi plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e lëvizjes së lirë”, pohoi presidenti.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 20:18

Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Prishtinës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka pas reagime të shumta.

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç thotë se ndjehet i habitur nga reagimi i Brukselit.

Postuar: 19/02/2018 - 18:12

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peter Stenlund.

Postuar: 19/02/2018 - 18:00

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të kërkojë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e heqjs nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve

Postuar: 19/02/2018 - 17:42

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, ka reaguar pas deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha, i cili kundërshtoi Kryeministrin Edi Rama mbi presidentin e unitetit

Postuar: 19/02/2018 - 16:37

Kryetari i Partisë Demokratike në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, tha se qindra mijëra familje shqiptare po nxirren nga skema e ndihmës e

Postuar: 19/02/2018 - 16:17

Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë me dy javë kërkesën e Partisë Demokratike për të ngritur komision Hetimor ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Postuar: 19/02/2018 - 16:04

Kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratave te kryeministrit shqiptar Edi Rama ne Kosove, ku foli per nje preside