BREAKING NEWS

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin
x
BREAKING NEWS

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen keq ndaj kandidatëve të PS: Duhet të arrestohen

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen
x
BREAKING NEWS

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet s’vjen dot”/ Ish-deputeti zbardh skenarin e Berishës dhe paralajmëron

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset
x
BREAKING NEWS

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për këshilltarë, do bëni fushatë me Berishën? Gazment Bardhi habit me përgjigjen

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për
x
BREAKING NEWS

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për bashkimin”/ Bardhi zbardh prapaskenat nga mbledhjet e PD për 14 majin: Për Tiranën nuk është vetëm Godole dhe Bejko, ka disa emra...

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për
x

Politike

Meta i shkon në zyrë Berishës, përgatisin planin për të rrëzuar Ramën përmes protestave, kreu i “Foltores” pranon disfatën dhe konfirmon se do hyjë në zgjedhje nën logon e Partisë së Lirisë

Meta i shkon në zyrë Berishës, përgatisin planin për

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë bërë bashkë ditën e djeshme, ndërsa kanë nisur të bashkojnë forcat për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti. Paditen e djeshme, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në selinë blu, nga  ku pazhvilluar një takim me Sali Berishën, ndërsa në fokus kanë qenë zgjedhjet e 14 majit. Po ashtu, në fokus të bisedës së tyre ishin edhe protestat që opozita pritet që të zhvillojë. Ende nuk e kanë një datë për protestën e radhës, por thonë se kjo është mënyra që do të zgjedhin për të rrëzuar kryeministrin e vendit Edi Rama, të cilit pretendojnë se do i marrin fitoren në zgjedhjet vendore. Në një dalje për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk kurseu edhe akuzat ndaj kreut të qeverisë se korrupton zyrtarët e lartë të shteteve partnere për t'i përdorur kundër demokracisë. Për këtë iu referua dosjes së ish zyrtarit të FBI dhe pretendon se Edi Rama e ka përdorur për të shkatërruar opozitën. Ai tha se do të ketë protesta pasi sipas tij, protestat dhe zgjedhjet do i japin fund këtij regjimi të korruptuar që është kërcënim jo vetëm për vendin tonë. “Demonstrimit të qartë se si Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë të shteteve partnere për t'i përdorur kundër demokracisë, kundër shtetit të së drejtës me qëllim instalimin e kleptokracisë në vendin tonë dhe dëbimin e shqiptarëve që duan shtet të së drejtës dhe të respektohen të drejtat e tyre. Ne do ecim në rrugën e protestave dhe zgjedhjeve. Protestat dhe zgjedhjet do i japin fund këtij regjimi të korruptuar që është kërcënim jo vetëm për vendin tonë. Rekordet janë tronditëse që nga shpopullimi,jemi vendi më i korruptuar, pagat janë 40% më pak se vendet fqinje. Kemi rënë dakord për shumë çështje të rëndësishme. Mbështesim plotësisht PD në të gjithë kërkesat e saj të drejta dhe legjitime”, deklaroi Meta.

Berisha flet pas takimit me Metën

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha do të mungojë në seancën plenare bashkë me 4 deputetë të tjerë pasi u përjashtuan nga Kuvendi për kaosin që shkaktuan në seancën e shkuar. Pas kësaj Berisha tha se do t'i përgjigjet me protesta, por ende nuk ka një datë. Në daljen për mediat pas takimit me Ilir Metën, tha se diskutuan dhe ranë dakord mbi qëndrimet që duhet të mbajnë.“Sigurisht që diskutuam për gjendjen kritike në vend dhe mënyrën e përballimit të kësaj situate tepër kritike. Diskutuam gjerësisht dhe gjetëm pajtim të plotë në mendime për qëndrimet që duhet të mbajmë. Parlamenti Linda Rama ka humbur çdo legjitimitet me aktet që bën”, tha Berisha.

Berisha pranon se do hyjë në zgjedhje nën logon e PL

Por nga ana tjetër, Sali Berisha insistoi dje se do të ketë ai vulën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit. Ndonëse “lufta” është zhvendosur në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Berisha thotë se vendimi i 25 marsit që njeh Partinë Demokratike e Rithemelimit është i plotë. Ai deklaroi se është vendim i plotë dhe nëse zbaton porositë politike të një njeriu që meriton të jetë për aktin korruptiv në burg, për dëmin shkatërrimtar që i bëri Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara  të Amerikës. Megjithatë, ai la të nënkuptojë se në kushte kur KQZ nuk e njeh atë, ai do të garojë nën siglën e Partisë së Lirisë, duke rrëzuar kështu pretimet e tij se do të kandidonte kandidatët e “Foltores” nën siglën e PD. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të njohë vendim tjetër veçse atë të gjykatës më 25 mars. Është vendim i plotë dhe nëse zbaton porositë politike të një njeriu që meriton të jetë për aktin korruptiv në burg, për dëmin shkatërrimtar që i bëri Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dhe u garantoj që të paktën për 2 ose më shumë dekada nuk riparohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta kenë pritur një akt të tillë dhe mund të kenë qenë të kujdesshëm ndaj Koresë së Veriut, Putinit por kurrë ndaj një vendi anëtar të NATO-s. Partia  Demokratike do marrë pjesë në zgjedhje, do fitojë e do i japë vendin e merituar Edi Ramës”, nënvizoi Berisha.

Më të lexuarat