BREAKING NEWS

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve për lëvizjen e lirë, mjeku Alimehmeti tregon ‘provat’ pse kjo nuk duhet të ndodhte

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve
x

Politike

‘Meta i trembur për vdekje, është kapur me shkelje dhe krime nga politika amerikane’, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat dhe jep parashikimin tronditës për presidentin pas deklaratës së Yuri Kim

‘Meta i trembur për vdekje, është kapur me shkelje dhe

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sërish lëvizjet e presidentit Ilir Meta pas deklaratës së forte nga ambasadorja e SHBA,Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë që mund të vrasë Reformën në Drejtësi.

Postimi i plotë i avokatit:

Presidenti Ilir Meta është nën panik. Dje bërtiste për kryengritje mbarëpopullore, sot për një këshill suprem kundër reformës. Pse?

l.
Paniku i njeriut të pushtetshëm që i vjen nga goditja penale apo shkarkimi nga detyra, mban në vetvete një rrezik shoqëror. Shumë psikologë dhe psikiatër i kanë analizuar këta lloj tipash si të qenë në prag të çmendurisë. Këta pushtetarë, ne këtë gjendje, pushtohen dhe drejtohen nga marrëzia, dhe, si rregull, shkojnë deri në krime: vrasin kundërshtarët. Kjo është arësyeja që këta tipa historikisht kanë qenë shumë të rrezikshëm për shoqërinë.

Një nga këta lloj tipash është edhe Ilir Meta. Një President shqiptar i trembur, i cili po shtyhet drejt një lloj frike që po i humbet ekuilibrin mendor. Por, pse është trembur? Sepse, ndonëse është President i Shqipërisë, nuk ka forcë t'i shpëtojë akuzës që i është ngritur për ta shkarkuar. Dhe kjo ia thellon edhe më tepër shqetësimin e tij, prandaj po dallon hapur se ka paqëndrueshmri në mendimet që shpreh, kushtet që vendos dhe arsyetimet kontradiktore që jep.

ll.
Ilir Meta sot është një president pa pushtet force, me të cilën mund të abuzojë, dhe ndërkohë është i kërcënuar nga reforma antikorrupsion; kurse dihet se reformën antikorrupsion në Shqipëri po e drejton politika amerikanë. Ky është edhe shkaku i shqetësimit të tij.

Domethënë, e vërteta është kjo: Presidenti shqiptar, i trembur për vdekje, në fakt, është i kapur me shkelje dhe krime nga politika amerikane. Ndërkohë ai po kërkon mbrojtje, e nuk po e gjen dot: ku s'ka shkuar, në Moskë, në Beograd dhe në Athinë, por nuk po shpëton dot, se nuk ka pushtet, domethënë, se nuk ka forcë politike.
Po çfarë kërkon të bëjë ndërkohë?
Po kërkon të trembë Ramën dhe i ka hipur në kokë se mund të ngrerë popullin në kryengritje me ndoca aktorë periferikë të teatrit që s'i njeh kush; por dhe me Saliun. Madje, në funksion të kësaj force, që nuk është forcë, ka hedhur në diskutim dhe një platformë absurde kundër reformës në drejtësi. Kërkon me naivitet ngritjen e një këshilli që ta drejtojë ai vetë, dhe, me të pastaj, Meta të drejtojë shtetin aktual: domethënës Parlamentin.

Në një sens juridik, kjo platformë nuk gjen dot zbatim kushtetues, sepse reforma në drejtësi është reformë e strukturuar në Kushtetutë. Prandaj formula Meta është e dështuar që pa lindur.

lll.
Do shpërndaj Parlamentin dhe qeverinë, i thotë Ramës dhe aktorëve të teatrit, Presidenti Meta. Rama qesh, dhe tallet me të se ia di hallin, dhe si kryeministër ka policinë, që mund ta trajtojë Metën si keqbërësit e zakonshëm në këtë rast, sepse ky fakir president godet dhe politikën amerikane. Rama, qesh se e di që derëziu Metë është në jerm dhe frikë që i vjen nga çrregullimi psikik. Kurse Saliu nuk beson shumë te forca e Metës, por edhe ai është në hall. Të dy vuajnë njëhetësh nga lufta antikorrupsion, e cila drejtohet nga Uashingtoni, por që këta i kap për t'i vendosur nën hetim.

Kurse dalja e përditshme e ambasadores amerikanë me theks antikorrupsion, kuptohet që Saliun e ka mpirë, prandaj ky, me ankth po sheh nga Meta. Ndërsa vetë Metës, në darkë i duket vetja si Dantoni, kurse në mëngjes humbet në jerm dhe frikë.

lV.
Si pasojë e kësaj situate në ikje, të Metës dhe Saliut, të gjithë po tallen me vilat e tyre që i kanë karshi për karshi me njëri-tjetrin në Gjirin e Lalëzit, dhe që kushtojnë miliona. Media po ua përdor çdo ditë. Kur këto vila ata i ndërtuan më paratë e korrupsionit, nuk e kuptonin dot që ato vila, e prona të tjera si ato, do të bëheshin pikat ku do të mbështetej urrejtja popullore. Kjo sepse, të gjithë e dinë sot që, kur kanë ardhur në pushtet, këta të dy kanë qenë me këmishë pa trup, por vetëm me jakë.

Ndërkohë që të dy i ka kapur reforma antikorrupsion, dhe më e bukura është se kjo i kapi me ligjet që i bënë ata vetë. Po pse i bënë? Sepse u trembën nga Uashingtoni, dhe tani janë penduar e po duan të hidhen në sulm antiamerikan. Dhe, pikërisht për këtë, Meta ka nxjerrë një platformë pazari që nuk ka lidhje me kushtetutën dhe me ligjin.

Por sot, tek e shpalli platformën e tij, Meta dallohej së ishte i tërhequr. Siç duket thjesht nga ndërhyrja direkte që i bëri ambasadorja Yuri Kim, kur e akuzoi për një lëvizje të fshehtë kundër reformës në drejtësi.

Dhe duhet theksuar se, ndërhyrjet drastike të ambasadores amerikanë e kanë ringjallur shpresën te shqiptarët në lidhje me reformën. Të gjithë po prisnin ndërhyrjen e saj, dhe ajo ndërhyri në mënyrë drastike. Ashtu siç flitet direkt me gjuhë të drejtpërdrejtë kundrejt krimit të organizuar.

Si pasojë e kësaj ndërhyrjeje, po kuptohet se "revolucioni Meta" u shtyp para se të fillonte.

Po Berisha? Ai kuptohej se nuk kish ndonjë besim të plotë te Meta. Në fakt, Berisha e di se çfarë i kanë në dorë amerikanët Metës, se e ka provuar edhe vetë. Prandaj, Meta, tani duhet të presë fatin e tij nëpër proceset ligjore të një reforme antikorrupsion. E pra, çfarë do të bëjnë këta të dy në këto momente, do të vënë në zbatim platformën Meta? Asgjë nuk mund të bëjnë dot. Janë të mundur, jo nga shqiptarët, por nga Uashingtoni, dhe në dobi të shqiptarëve.

E vetmja shpresë e të mundurit, na kanë thënë romakët e mëdhenj, është që ai të mos ketë asnjë shpresë. E pra? Asgjë, prisni dhe shikoni.