BREAKING NEWS

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër version duke përhapur alarm: Po, ka prova që koronavirusi transmetohet nga ajri

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër
x

Politike

Meta kërkoi reflektim urgjent ndaj situatës së Covid-19, ish ministri i PS thumbon keq presidentin

Meta kërkoi reflektim urgjent ndaj situatës së Covid-19, ish

Presidenti Ilir Meta, kërkoi ditën e sotme një reflektim urgjent, serioz, të përgjegjshëm e transparent nga institucionet përgjegjëse ndaj situatës së Covid-19 në vendin tonë.

Ndërkohë, deputeti Ilir Beqaj ka sjellë në vëmendje një foto të publikuar para pak ditësh nga zyra e Presidencës, ku shihen këshilltarët e Metës të përqafuar, me bluzë falenderuese ndaj Komisionit të Venecias, pas opinionit të saj final për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Beqaj thumbon Metën duke i paralelizuar foton me fjalën e tij për reflektim serioz.

"Seriozë e të përgjegjshëm duhet të jemi të gjithë. Përfshirë edhe 5 “muskëtierët venedikas” të zotit Meta. Ngëzëllimin vetjak rreth opinionit më të fundit të Komisionit të Venecias, këshilltarët e zotiti Meta mund ta përcillnin në publik edhe jo duke u përqafuar, por në një distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Lëndina e oborrit të Presidencës është e bollshme", shkruan ndër të tjera Beqaj në facebook.

Reagimi i plotë i Ilir Beqaj

Përhapja e shpejtë e sëmundjes së Covid-19 në vend ka qënë sot edhe në vëmendjen e presidentit të Republikës, shkëlqesisë së Tij, zotit Ilir Meta. Me shumë të drejtë, presidenti Meta “…. kërkon urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe transparent ….”.

Seriozë e të përgjegjshëm duhet të jemi të gjithë. Përfshirë edhe 5 “muskëtierët venedikas” të zotit Meta. Ngëzëllimin vetjak rreth opinionit më të fundit të Komisionit të Venecias, këshilltarët e zotiti Meta mund ta përcillnin në publik edhe jo duke u përqafuar, por në një distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Lëndina e oborrit të Presidencës është e bollshme.