Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Meta kthen sytë nga Athina pas futjes në listë të zezë nga SHBA, dekoron ambasadoren greke, Ngjela: Kërkon aleatë që ta shpëtojnë nga reforma

Postuar: 22/08/2019 - 15:00

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka filluar të afrojë pranë vetes Greqinë. Pas flirteve me Rusinë dhe sulmeve ndaj SHBA, Meta duket se tani ka kthyer sytë tek grekët. Ditën e djeshme ai dekoroi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Eleni Sourani. Nderimi diplomates greke iu bë për kontributin që ajo ka dhënë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Gjatë ceremonisë së dekorimit, Meta u shpreh se shqiptarët duhet të ecin krah për krah me grekët. Por kjo lëvizje e Ilir Metës vjen në një kohë kur Greqia po kërcënon Shqipërinë se do të vendosë veto për negociatat nëse nuk respektohen të drejtat e minoritarëve në vendin tonë. Si duket, Meta e dekoroi ambasadoren greke me qëllim që ai vetë të mbajë marrëdhënie të mira me ta, në një kohë kur qeveria kritikohet. Në fakt, nderimi i Eleni Sourani vjen pas dhënies së nënshtetësisë për Kryepeshkopin grek, Anastas Janullatos. Edhe pse ky i fundit e kishte kërkuar me ngulm nënshtetësinë por presidentët e mëparshëm nuk ia kishin dhënë, Meta veproi ndryshe, duke afruar kështu pranë vetes grekët. Me lëvizjen e djeshme ai i forcoi edhe më shumë marrëdhëniet. Mesa duket, pas luftës së fortë që presidenti iu ka shpallur SHBA-BE, po gjen aleatë alternativë. Pas Rusisë dhe Turqisë, në listë u shtua edhe Greqia. Me Rusinë Meta ka patur gjithmonë marrëdhënie të mira sepse ka dhënë intervista për mediat ruse, ndërsa ambasada ruse në Tiranë nuk e sulmon asnjëherë atë. Sa iu takon marrëdhënieve me Turqinë, kujtojmë që pak ditë më parë kreu i shtetit u takua me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, duke e afruar kështu pranë vetes. Tani Meta i ka kthyer sytë tek Greqia. Vlen të theksohet fakti se i pranishëm në ceremoni ishte edhe vetë Janullatos. Pasi i dha nënshtetësinë shqiptare këtij të fundit, Meta vlerësohet shumë nga grekët. Madje, Ilir Meta është i vetmi politikan shqiptar që është nderuar nga Greqia me një titull të lartë.

Reagimi i Ngjelës

Lidhur me këtë lëvizje të Ilir Metës dje reagoi edhe avokati Spartak Ngjela. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Ngjela deklaroi se presidenti po shikon në drejtim të Greqisë me qëllim që kjo e fundit ta ndihmojë të shpëtojë nga reforma në drejtësi. “Greqia nuk i vendos dot veto Shqipërisë për negociatat sepse i ka 350 miliardë borxh Gjermanisë. Meta kërkon të shpëtojë, kërkon ndihmë nga Greqia dhe nga të gjitha shtetet e tjera sepse ka penalitetin tani. Ai do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, do të dënohet apo jo me burg nuk e dimë, por penalizmi i tij hap negociatat me Bashkimin Evropian. Ky është kusht, njësoj si kushti që i ishte vënë Kroacisë për arrestimin e kryeministrit. Kryeministri kroat i arrestuar dhe i dënuar brenda kushtit të BE ishte një minor i vogël para Metës. Meta është krokodil i madh. Kështu që ai tani po bën të gjitha përpjekjet, po afron njerëz që t’i ketë për t’iu kërkuar ndihmë, por e ka të kotë, nuk bën dot asgjë”, tha Ngjela. Sipas tij, çdo përpjekje e Metës për të shpëtuar përmes fqinjëve është e dështuar sepse shqiptarët shumë shpejt do të marrin frymë. “Përsa i përket dekorimit të ambasadores, është një përpjekje e dëshpëruar. Nuk ka shumë rëndësi se kë dekoroi. Situata ballkanike është që të marrin frymë shqiptarët. Do marrë frymë arbërore shumë shpejt e këtë nuk e ndalojnë dot as Meta, as ambasadorët, askush. Por eliminimi i korrupsionit shqiptar është një kusht pa të cilin nuk mund të hapen negociatat. I pari qëlloi të ishte Meta. Kështu që do të vazhdojë loja”, tha Spartak Ngjela.

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 23:24

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin e të gjithë Evropës.

Postuar: 17/09/2019 - 23:14

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu i pyetur nëse Lëvizja Socialiste për Integrim shkon në zgjedhj

Postuar: 17/09/2019 - 22:57

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një interviste  në A2 C

Postuar: 17/09/2019 - 22:50

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dha alarmin se në vitet e ardhshme tregu

Postuar: 17/09/2019 - 22:32

Deputeti opozitar Ralf Gjoni u shpreh se nëse nuk fiton betejën për ndryshimin e sistemit zg

Postuar: 17/09/2019 - 22:23

Ndërsa në korridoret politike janë shtuar zërat për një marrëveshje të re Rama-Basha, presidenti