BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

Meta ktheu në Kuvend ligjin për koncesionin në Porto-Romano, vjen reagimi i Partisë Demokratike: Ky vendim korruptiv dhe i paligjshëm...

Meta ktheu në Kuvend ligjin për koncesionin në Porto-Romano, vjen

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për koncesionin në Porto-Romano. Sipas tij ky ligj shmang konkurrencën dhe nuk sjell fitime për shtetin.

Partia Demokratike e ka përshëndetur vendimin dhe thekson se kthimi i ligjit nga presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik.

“Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës që kthen në parlament koncesionin antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës.  Vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama. Ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve.  Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anullojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë”, përfundon reagimi i PD-së.