BREAKING NEWS

“Jam e tmerruar”, ministrja Manastirliu publikon foton e Bashës dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm për COVID-19: Kostoja mund të bëhet marramendëse!

“Jam e tmerruar”, ministrja Manastirliu publikon foton e Bashës
x

Politike

Meta ktheu për rishikim ligjin për pronat, Balla del me reagim të fortë: Ka çuar një ditë dëm, më vjen keq për Presidentin që...

Meta ktheu për rishikim ligjin për pronat, Balla del me reagim

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar menjëherë pas vendimit të Ilir Metës për të kthyer në Kuvend ligjin për pronat, ku tha se ndjen keqardhje për presidentin, pasi sipas tij nuk ka lexuar komentet pozitive të Komisionit të Venecias dhe KE-së, në lidhje me këtë ligj.

"Pikë së pari do doja të sqaroja se ky ligj, për të cilin ndihem i habitur që u kthye në Kuvend, se ky ligj është adresuar dhe konsultuar me partnerët. Është pritur për shumë kohë që të votohet, derisa Komicioni i Venecias dhe ai Europian ka dhënë dakortësinë. Më vjen keq që presidenti nuk i ka lexuar këto opinione të Komisionit të Venecias dhe Komisionit Europian. Megjithatë ne do ta shqyrtojmë mirë kthimin e ligjit nga presidenti. Ky është një ligj që rregullon, është faza e fundit e procesit të legalizimeve. Është një ligj, një garanci për investitorët e huaj. Sot është një ditë e çuar dëm. Investiotorët e huaj mezi presin që ky ligj të miratohet. Përveç keqardhjes që Meta s'ka marrë parasysh komentet e Komisionit të Venecias dhe KE-së. Komisioni Europian e ka vlerësuar maksimalisht këtë ligj", tha Balla.

Më të lexuarat