BREAKING NEWS

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të
x

Politike

Meta kujton referendumin e ‘98 dhe shton kërcënimet ndaj qeverisë: Populli do t’ua kthejë legjitimitetin institucioneve përmes zgjedhjeve të 25 prillit

Meta kujton referendumin e ‘98 dhe shton kërcënimet ndaj

Pas disa ditësh qetësie, presidenti Ilir Meta iu është rikthyer sulmeve dhe akuzave ndaj mazhorancës qeverisëse, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve se ka ardhur koha që të ngrihen dhe marrin në dorë fatet e vendit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, e teksa kujton 22-vjetorin e Referendumit të 22 Nëntorit 1998 dhe citon nenin 2 të Kushtetutës, “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”, presidenti  Meta i ka dërguar një mesazh qeverisë  se përmes referendumit të 25 Prillit, sipas tij, populli do t’ua kthejë legjitimitetin institucioneve. “Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli. Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”. Vetëm populli do t’ua kthejë legjitimitetin institucioneve përmes referendumit të 25 prillit”, shkruan Meta në Facebook. Po dje, presidenti Ilir Meta ka lëshuar edhe një sërë mesazhesh të tjera për mazhorancën qeverisëse, duke e thumbuar dhe sfiduar atë. Presidenti Meta e ka nisur dje të dielën nga Lezha, ndërsa postoi në rrjetet sociale një foto me dy gishta lart. “Nga Dibra e Kastriotëve, në Lezhën e Besëlidhjes së Skënderbeut. Mirëmëngjes dhe të diel të mbarë për të gjithë”, shkruan ai. Po ashtu, presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e djeshme 112 vjetorin e Kongresit të Manastirit. Meta shkruan në “Facebook” se rilindasit e vërtetë 12 vjet më parë, të mbledhur në Kongresin e Manastirit, njehsuan elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve, për t’i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë. “Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur shqipe, të shkruar me gërma gjaku, pas sakrificash të panumërta të patriotëve dhe intelektualëve tanë. Nderim dhe mirënjohje Rilindasve të vërtetë të kombit tonë, që 112 vjet më parë, të mbledhur në Kongresin e Manastirit, njehsuan elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve, për t’i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë. Në themel të çdo kombi qëndron gjuha, ndaj mbrojtja e saj nga çdo armik apo gjakprishur, i shërben identitetit tonë kombëtar.  I lumtur që në përvjetorin e kësaj ngjarjeje të shënuar kombëtare, të ekspozoheshin në Institucionin e Presidentit, dokumente dhe foto nga punimet e Kongresit të lavdishëm të Manastirit”, shkruan presidenti Ilir Meta.