Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Meta: Nëse do të ecim me paragjykime dhe me frymë përjashtimi, do të mbetemi këtu ku jemi

Postuar: 15/04/2017 - 15:46

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me vajza dhe gra të Njësisë administrative 1 në Tiranë. Të pranishme ishin edhe Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, Zv/Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Adela Shera Karapici, etj

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit, z. Meta ka vlerësuar rolin e grave e vajzave në familje dhe shoqëri, teksa rikonfirmoi bindjen e tij për rritur rolin e gruas në vendimmarrje.

“Fuqizimi i gruas, është fuqizimi i familjes, është fuqizimi i vlerave më të mira të shoqërisë sonë. Gruaja dhe nëna është bërthama e familjes, është bërthama e shoqërisë dhe padyshim që është edhe kolona vertebrale e atdheut. Ne besojmë te këto vlera pasi janë të rëndësishme për një shoqëri të përgjegjshme, për një familje të përgjegjshme dhe të shëndetshme dhe për t’i vënë një fre këtij egoizmi të sotëm”, - u shpreh z. Meta, duke shtuar se vendi ka nevojë për një politikë që kujdeset dhe zgjidh hallet e qytetarëve dhe jo për konflikte apo frymë përjashtuese.

“Ne duam një politikë ku shoqëria, debati, vendimmarrja të përqendrohen te çështjet dhe te zgjidhja e tyre. Nëse ne do të ecim me paragjykime dhe me frymën e përjashtimit ne do të mbetemi këtu ku jemi që diskutojmë në 27 vjet demokraci a do kemi zgjedhje apo jo, si do bëhen zgjedhjet”.

Gjithashtu, Kryetari i LSI-së e vuri theksin te rëndësia që ka kontributi për paqen sociale në vend që e ka burimin te qetësia e çdo familjeje shqiptare.

 

“Ne do të ecim në këtë rrugë të fuqizimit të grave, të fuqizimit të vajzave dhe absolutisht që këtë mesazh pozitiv që ne japim, që kontribuon për paqen sociale në vend dhe paqja sociale fillon te paqja e çdo familjeje, te qetësia e çdo familjeje. Aty është burimi edhe i qetësisë dhe i normalitet dhe i harmonisë në një shoqëri, kërkon pikërisht këtë investim këtë fuqizim të gruas, të nënës dhe të vajzës shqiptare”, - deklaroi ndër të tjera Kryetari i LSI.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:40

Ambsasdori i BE, Luigi Soreca ka takuar sot kryetarin e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë Ardian Dvorani.

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që mi

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj