BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Politike

Meta në telashe me amerikanët, nga goditja e DASH për Kushtetuesen e 30 qershorin, te dështimi me takimet dhe paralajmërimi i ambasadës

Meta në telashe me amerikanët, nga goditja e DASH për

Presidenti Ilir Meta duket se nuk i ka fort mirë punët me amerikanët. Edhe pse koronavirusi shtyu shkarkimin e tij dhe për disa kohë, kjo nuk do të thotë se ai ka gjetur mbështetjen e tyre. Meta nisi një luftë të fortë me SHBA për reformën në drejtësi, por nuk kanë munguar shuplakat nga përtej Atlantikut.

Para se të vinte ambasadorja Yuri Kim, asnjë zyrtar i lartë amerikan nuk shkoi në zyrën e Metës prej qershorit 2019. Më pas Meta pati një vizitë në Uashington me rastin e mëngjesit të lutjeve. Por edhe kjo vizitë rezultoi dështim total. Meta u takua vetëm me kongresmenë, të siguruar përmes zyrave lobuese, ndërsa nuk takoi asnjë përfaqësues të lartë të DASH dhe Shtëpisë së Bardhë.

Madje dhe takimin që pati me Palmer, u kërkua nga ky i fundit, ku më shumë ishte takim llogaridhënës sesa miqësor. Por shuplaka e Metës ka ardhur nga raporti i DASH për të drejtat e njeriut. Në këtë raport, Marsida Xhaferllari nuk njihet si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. “Nga 9 anëtarë, Gjykata Kushtetues mbeti vetëm me një anëtar, duke mos pasur kuorumin e nevojshëm. Disa anëtarë ngelën gjatë procesit të vetingut ose dhanë dorëheqjet përpara se t’i nënshtroheshin rivlerësimit. Momentalisht janë emëruar 2 gjyqtarë, ndërkohë që emërimi i një kandidati tjetër (Marsida Xhaferllari) mbeti i pazgjidhur për shkak të interpretimeve të ndryshme të ligjit”, thuhet në raport. Po ashtu aty flitet për 30 qershorin, por në asnjë moment nuk përmendet shtyrja e zgjedhjeve nga presidentit, çka tregon se dekreti i tij nuk njihet.

Por goditja më e madh Metës ju dha nga ambasada amerikane më 2 mars. Ambasadorja kërkoi që ai të mos valëvisë më flamurin amerikan. Po ashtu, goditje të tjera ka marrë dhe për reformën në drejtësi, pasi ambasada e ka vlerësuar gjithmonë reformën.