Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Meta ngushëllon Bartolone&Larcher: Sulmi ndaj "Charlie Hebdo", ngjarje e shëmtuar dhe papranueshme për demokracinë

Meta ngushëllon Bartolone&Larcher: Sulmi ndaj "Charlie Hebdo", ngjarje e shëmtuar dhe  papranueshme për demokracinë

Postuar: 08/01/2015 - 13:28

Kryetari i Kuvendit u dërgon letra ngushëllimi homologeve të tij franceze Presidentit të Asamblesë Kombëtare të Francës, Claude Bartolone dhe Presidentit të Senatit Francez, Gerald Larcher. 
 
Letra e ngushellimit
 
I nderuar Zoti President,
 
Me trishtim të thellë kemi ndjekur sulmin barbar dhe tragjik në ambientet e redaksisë së revistës  “Charlie Hebdo” në Paris, ku humbën jetën 12 gazetarë dhe punonjës të policisë, si dhe u plagosën shumë të tjerë. Autorët e këtij akti tepër të rëndë terrorist që goditi penën dhe mendimin e lirë të gazetarëve dhe që ka tronditur mbarë njerëzimin, duhet të përballen me ndëshkimin maksimal. 
 
Në këtë moment tejet të vështirë për popullin tonë mik francez dhe në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë më lejoni t’Ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave, dhe të urojmë një shërim sa më të shpejtë për personat e plagosur. 
 
 Kjo ngjarje e shëmtuar dhe e papranueshme për vlerat e demokracisë dhe tolerancës që popujt tanë përfaqësojnë, na e përforcon bindjen tonë të palëkundur për forcimin e radhëve të koalicionit tonë demokratik në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe kundër çdo force të errët që cënon lirinë tonë të shprehjes dhe tolerancën e çmuar që gëzojmë sot në Evropë. 
 
 Sot Shqipëria është një me Francën dhe populli shqiptar është një me popullin francez. Me solidaritetin tonë të plotë dhe duke dënuar këtë akt të tmerrshëm terrorist, Ju siguroj Zoti President se gjendemi përkrah Jush dhe miqve tanë francezë në këto ditë të vështira zie.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G